Shfrytëzuan lumin Shkumbin, INUK bllokon dy firma inertesh
Elbasan- Një aksion i befasishëm për ndalimin e shfrytëzimit të lumenjve është ndërmarrë në orët e para të ditës së sotme nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) në lumin Shkumbin.
Mësohet se INUK ka bllokuar dy subjekteve inerte që gërryenin lumin në kundërshtim me ligjin, duke sekuestruar edhe katër kamionët e tyre.
Kontrolli i sotëm ka nisur që nga grykëderdhja e lumit Shkumbin deri në derdhjen e tij pranë Rogozhinës. Ndërkaq INUK-u ka bërë me dije se aksionet do të vazhdojnë dhe do të ndëshkohet çdo subjekt që shfrytëzon lumenjtë.
Barbarizmat që po kryhen në shtretërit e lumennjve në vend kanë bërë që uji të rrezikojë qindra hektarë tokë përreth, si dhe banesat e banorëve të këtyre zonave.
Shkrime të tjera me interes:
- ARM: “JO” demontimit të armëve në lumin Shkumbin Tiranë- Agjensia Rajonale e Mjedisit nëpërmjet kreut të saj Z....
- Shfrytëzimi i paligjshëm i lumenjve, INUK në aksion Tiranë- Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar (INUK) ka vendosur që prej...
- Lumi Mat bllokon 63-vjeçarin, shpetohet me helikopter Lezhë- Një 63 vjeçar ka mbetur i bllokuar në mesin...