E Diel, 1 Nëntor 2026

Gramsh, punonjësi i përmbarimit plagos një 28-vjecar

GRAMSH- Një 28 vjeçar u plagos me armë zjarri në orët e vona të një nate më parë, pas një debati në një lokal të qytetit të Gramshit.

Burime të Policisë lokale bëjnë të ditur se, "Fatmir Godole, 35 vjeç, me profesion punonjës i Zyrës së Përmbarimit në Elbasan, banues në Gramsh, ka qëlluar disa herë me armë zjarri tip pistoletë, shtetasin A. Çela, 28 vjeç, lindur në Kukër- Gramsh dhe banues në Tiranë".

Sipas policisë, dy personat ishin duke pirë në një lokal dhe pas një grindjeje për motive të dobëta 35 vjeçari pasi ka dalë nga lokali ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante me leje, shtetasin A. Çela .

Mësohet se, i plagosuri u dërgua për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal Gramsh, u dërgua për mjekim në Spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku edhe ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve. Të njëjtat burime thanë se, Godole akuzohet për veprën penale " vrasje me dashje e mbetur në tentativë’.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›