“S’kam nevojë për famë, dua të jem i thjeshtë”

Ndonëse është një nga këngëtarët më të famshëm e me albumet më të shitura, Bruno Mars insiston se ai nuk ka nevojë për famë dhe se i pëlqen të jetë i thjeshtë.
Ai, u bë i famshëm në të gjithë botën pas lansimit të albumit debutues, ”Doo-Wops & Hooligans” në vitin 2010 ndërkaq, hitet e tij më të njohura janë. “Just the Way You Are” dhe “Grenade”.
"Të jesh i famshëm nuk është ajo çfarë unë kam dashur të bëhem. Ka shumë gjëra që vinë bashkë me famën e që duhet t'i bësh patjetër. Unë them, a nuk mundem vetëm të shkruaj dhe të këndojë?”, ka thënë këngëtari në një intervistë dhënë së fundmi.
27 vjeçari, për momentin po promovon albumin e tij më të ri, “Unorthodox Jukebox”. Shumë nga këngët e tij që ai i ka shkruar në këtë album, është inspiruar nga lidhjet e tij siç është , “Locked out of Heaven” që thuhet t'i jetë dedikaur aktores, Halle Berry./Indeksonline/