E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovaki, parlamenti voton heqjen e imunitetit

SLLOVAKI - Ligjvënësit sllovakë kanë votuar me shumicë dërrmuese për heqjen e imunitetit. Parlamenti prej 150 deputetësh ka votuar me 144 vota pro ndryshimit në Kushtetutë, ndërkohë që 6 deputetë kanë abstenuar nga votimi.

Heqja e imunitetit më parë ka qenë i papranueshëm, por thirrjet publike për heqjen e tij janë rritur në muajt e fundit, pas zbulimit të një skandali financiar.

Rasti i njohur si “Gorilla” është shfaqur në internet në muajin dhjetor, duke sugjeruar se një grup financiar ka korruptuar politikanë të qeverisë dhe të opozitës më 2005-2006, për të përfituar nga privatizimi.

Rregullat e reja për imunitetin do të hyjnë në fuqi më 1 shtator. Ndonëse ligjvënësit humbasin imunitetin nga ndjekja penale, për arrestimin e tyre nga policia do të vazhdojë të jetë i nevojshëm miratimi parlamentar.

(ar.ku/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›