E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Rrënqethu Shqip" në Prishtinë

Këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar edhe Prishtina do të jetë pjesë e festimeve mbarëkombëtare. Së bashku me festimet zyrtare, një iniciativë vjen nga "KD EVENTS", një kompani private e specializuar në organizimin e eventeve të ndryshme artistiko-kulturore.

Në sinkron me festimet e datës 27 nëntor në kryeqendrat shqiptare, "KD EVENTS" do t'ju mundësojë qytetarëve të Prishtinëstë festojnë përgjatë gjithë mbrëmjes në stadiumin e Prishtinës përmes një koncerti madhështor gala, i pari në llojin e vet.

Koncerti është konceptuar në tri pjesë kryesore në pjesën ceremoniale, zbavitëse dhe atë festive. Gjithçka, është konceptuar në mënyrë moderne dhe dinjitoze.
Të gjithë elementët nga skenografia, ndriçimi e zërimi dhe plot surpriza të tjera që do të zbulohen atë natë janë kuruar me kujdes nga stafi profesional i "KD EVENTS" për maksimumin e efektit që jo pa qëllim është quajturë "Rrenqethu Shqip"

Ftohen te gjithë bashkëqytetarët që të vijnë dhe ta përflakim së bashku atë natë me ngjyrat e flamurit kuq e zi që do të valëvitet në "Rrënqethu Shqip", dhe ne orën 24 festojnë 100 vjet të shtetit shqiptar.
Në këtë spektakël do të përforcojnë artist si: Mitrush Kabashi, Qun Lajqi, Reshat Arbana, ansambli shota dhe shumë këngëtarë nga estrada shqiptare.. /Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›