Beqaj: “S’heq asnjë gërmë nga kritikat për Meidanin”
Sekretari për programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqaj, në një intervistë të dhënë dje për “Gazeta Shqiptare” deklaroi se nuk ndryshon asnjë gërmë nga kritikat që ka thënë në Kongres për ish-Presidentin, Rexhep Meidani.
Zoti Beqaj, ju u zgjodhët sekretar për programin në Asamblenë e fundit Kombëtare. Si e vlerësoni votën që ju dhanë kolegët tuaj?
Çdo detyrë është njëherësh edhe vlerësim edhe përgjegjësi. Është edhe moment i veçantë në karrierë. Për rrjedhojë jam i ndjerë i vlerësuar që midis shumë shoqesh dhe shokësh të mundshëm, kryetari Rama vlerësoi se detyrën e sekretarit të Programit mund ta kryej unë, si pjesë e ekipit të sekretariatit të Partisë Socialiste. Jam i bindur se Rama në përzgjedhjen e formatit të sekretariatit dhe të ekipit të sekretarëve ka pasur parasysh çfarë partia socialiste duhet të bëjë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Unë ndjehem i kënaqur sepse me sa duket puna ime 4–vjeçare si nënsekretar i programit ka qenë e tillë sa kryetari Rama mendon se mund ta çoj më tej këtë detyrë. Rezultati i votimit është edhe vlerësim edhe përgjegjësi. Aq më tepër që nuk kishte konkurrencë të drejtpërdrejtë 3/4 anëtarëve të asamblesë gjykuan se unë mund ta kryej detyrën e sekretarit për programin. Shumë prej atyre që më votuan u caktuan nga asambleja edhe për të drejtuar grupet tematike për çështjet e programit. Unë jam shumë i motivuar për ta realizuar me sukses detyrën e sekretarit të programit.
Si do ta organizoni punën tuaj, tashmë në krye të sekretariatit për programin?
Besoj se për publikun është me interes produkti i punës, pra programi. Organizimi i punës është një çështje e brendshme. Nuk është e lehtë të organizosh një punë të 21 grupeve, të komunikosh e të diskutosh me kolegë që kanë eksperiencë të spikatur në fushat me të cilat do të punojnë, por do të shfrytëzoj eksperiencën time. Qoftë në karrierën profesionale 20-vjeçare, qoftë në detyrën e nënsekretarit të programit në 4 vitet e fundit. Do të mbështetem te kolegët e tjerë sekretarë, me disa prej të cilëve bashkëpunimi në hartimin e programit është organik. Sipërmarrja dhe grupet e interesit, qeverisja vendore, emigrantët dhe rinia janë edhe çështje të mirëfillta të programit elektoral. Javët e para të punës i vlerësoj shumë të rëndësishme për të krijuar entuziazmin e domosdoshëm në një sipërmarrje të tillë. Grupet e punës për programin do të ndihmojnë edhe veprimin politik opozitar të forumeve të partisë, të grupit parlamentar. Do të ndihmojnë ligjërimin politik dhe komunikimin publik.
Shpjegimi i programit politik dhe marrja e mendimeve për programin elektoral do të jetë aksioni kryesor politik deri në prag të zgjedhjeve të ardhshme. Përgatitja e takimeve kombëtare dhe rajonale është një tjetër detyrë në të cilën do të angazhohem.
Ju keni qenë pjesë e përgatitjes së programit të partisë, për të cilin ka pasur vërejtje, jo vetëm nga mazhoranca, por edhe nga figura të PS-së. Një prej tyre ishte edhe ish-Presidenti Meidani, i cili reagoi edhe ndaj atyre që ju dhe zonja Kodheli keni thënë në Kongres. Madje tha se ju s’ditët të mbroni profesionalizmin tuaj. Keni një koment për këtë?
Programi i PS-së që u miratua është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme nga opinioni publik shqiptar. Mesa duket publiku e paska kërkuar një gjë të tillë. Ky program po e sjell për herë të parë diskutimin politik në Shqipëri në nivel ideologjik. Është për të ardhur keq që u deshën 20 vjet. Programi ynë i ri vendos një dallim të qartë ideologjik midis të majtës dhe të djathtës në Shqipëri. Është mëse normale që në një organizëm të madh si PS, ku bashkëjetojnë kapacitete të jashtëzakonshme intelektuale dhe eksperienca jetësore unike, të ketë vërejtje për çdo dokument, vendim apo veprim. Aq më shumë për programin e partisë. Çfarë kam thënë në Kongresin e 2 nëntorit janë publike. Unë nuk i rikthehem në media asaj që kam thënë në një forum partie. Kjo është një çështje parimi për mua. Aq më shumë të zhvendos në media një diskutim apo debat që duhet të zhvillohet në forume. Megjithatë, unë nuk i ndryshoj asnjë gërmë asaj çfarë kam thënë në Kongres. Unë, modestisht, mund të them që e njoh mjaftueshëm gjuhën shqipe që të dalloj kuptimin e fjalës GËNJESHTËR nga fjala KRITIKË. Lidhur me “profesionalizimin” nuk dua të futem fare sepse diskutimi mund të bjerë në grackën se kush është njëri apo tjetri e unë, sot e në vijim, qëllim kam përballjen me PD-në e Sali Berishën. Për të rifreskuar kujtesën e publikut unë kam thënë në Kongres edhe se rritja ekonomike e qëndrueshme që ne synojmë me programin tonë sikur të jetë qoftë 4–5 % në vit, sjell 900 milionë dollarë shtesë çdo vit e që në 4 vite bëjnë rreth 3,5 miliardë dollarë. Apo, kam thënë se me një program krejt normal ne mund të kemi 2 miliard dollarë investime publike në 4 vjet. Sa po ju them, janë edhe sot të aksesueshme në PS.tv. Sa për vërejtjet e mazhorancës ato nuk më interesojnë edhe pse realisht, as nga mazhoranca nuk kam parë e dëgjuar vërejtje. Për mua nuk janë vërejtje banalitetet që broçkullit Saliu lart e poshtë nëpër Shqipëri.
Programi politik u miratua edhe nga Kongresi. Çfarë mangësish ka ai që të quhet edhe program elektoral, pasi ju nuk e cilësoni të tillë për momentin?
Nuk e cilësojmë program elektoral sepse nuk është i tillë. Edhe detyra e caktuar në korrik 2011 ishte për të hartuar një program politik. Programi ynë politik nuk ka asnjë mangësi. Natyrshëm, në një program politik nuk mund të ketë vend të shtjelluar zgjidhje konkrete për shumë çështje me interes për publikun. Programi politik siguron vijimësinë e parimeve politike të partisë edhe në hartimin e aleancave me forca të ndryshme politike me të cilat mund të mos ekzistojë pajtueshmëria ideologjike për çështje të caktuara. Programi politik përcakton çfarë do të bëjmë, ndërsa programi elektoral propozon si dhe kur. Po jap vetëm një shembull për ilustrim. Në programin politik kemi përcaktuar se do të përdorim politikën fiskale për të ulur koston e imputove dhe mekanikës bujqësore. Në programin elektoral do të shtjellojmë se sa do të ulet taksa për secilin nga ato imputo bujqësore që janë pjesë e nxitjes së prodhimit vendas bujqësor. Nuk po zgjatem sepse grupet e punës ende nuk kanë filluar nga puna konkrete dhe është ende shpejt për të sjellë detaje të programit elektoral.
Në kryesinë e PS-së nuk janë më dy nga deputetët Kastriot Islami dhe Andis Harasani. Pavarësisht se janë dy përfaqësues të tjerë të mendimit ndryshe dhe jo këta a mund të thuhet se respektohet mendimi ndryshe, ndërkohë që këta nuk u futën as në listën e kandidatëve?
Procesi i zgjedhjeve në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të datës 5 dhjetor ishte një shprehje e qartë dhe e përsëritur se çfarë demokracie ka në Partinë Socialiste dhe sa të ndryshëm jemi nga të gjitha partitë e tjera politike në Shqipëri. Sipas statutit është kryetari i partisë që propozon numrin e anëtarëve të kryesisë, kandidaturat për anëtarë kryesie të cilat që prej ndryshimeve të statutit në prill 2010 duhen të jenë më shumë se vendet e anëtarëve të kryesisë, numrin e sekretarëve dhe detyrat e tyre, propozimet për sekretarë. Nëse do të nisemi nga përcaktimet formale, deputetët Harasani dhe Islami kanë qenë pjesë e kryesisë si sekretarë për dy çështje të caktuara. Sekretarët janë bashkëpunëtorë më të drejtpërdrejtë në punën e përditshme të kryetarit dhe në përzgjedhjen e propozimeve për ta, kryetari ka zgjedhur atë ekip që u bë publik e më pas u votua ku vetëm dy nga shtatë sekretarët e mëparshëm u ripropozuan. Për anëtarët e kryesisë së mëparshme, duke pranuar hapur gabimet e mundshme, Rama gjykoi të mos bënim analiza specifike të së shkuarës, por të ripropozonte en bloc të gjithë anëtarët ekzistues. Përmbledhtazi, nëse kolegë që në një periudhë apo për çështje të caktuara kanë një mendim të ndryshëm nga mendimi i shumicës dhe vija zyrtare e forumeve të partisë do të përfshihen të gjithë në kandidime, atëherë do të institucionalizohej kultura që mendimi ndryshe të kthehet në qëllim në vetvete për të ushqyer një lloj presioni që mund të bëhet për t’u kandiduar në gara në ndryshme të brendshme.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)