“Ujqërit” bredhin në lukuni
Përvoja ka treguar dhe mësuar që në përgjithësi ujqërit dalin nga dimri të uritur dhe lëshohen të gjithë bashkë, në lukuni pra mbi ç’të gjejnë përpara. Sidomos, drejt staneve të bagëtive, për të bërë ndër to kërdi e batërdi. Por, ndodh që edhe nëse gjatë dimrit dhëmbët s’u kanë mbetur pa skërmitur, pranvera ua mpreh veshët si edhe hundën, duke i yshtur drejt blegërimave të kopeve. Më së pari, drejt përçorëve të tyre. Epo fundja, kush do të priste që ujku të ndërrojë zakonin, apo të shkulë vet dhëmbët e tij?!
Kjo traditë e vjetër, në vendet e prapambetura me relieve plot skërka të thikta nuk ka mbetur vetëm nëpër gojëdhëna. Ajo është përcjellë vazhdimisht edhe në jetën njerëzore, kur ngordhja e shtetit bëhet mbresëlënëse dhe në vend të tij përhapen masivisht kudo e vihen aktivisht në veprim kurthet e pusitë, armët edhe vrasjet. Të thuash se te ne tablo të tilla i takojnë të kaluarës, vështirë që të ta vinte veshin njeri. Vështirë, përderisa edhe nderimi, edhe frika, bashkë të përziera, i ka bërë disa banorë të bjeshkëve t’ia huazojnë ujkut në dialektin e tyre emrin e foshnjës së sapolindur. T’ia huazojnë kështu, me urimin që ky djalkë të bëhet i fortë, i fortë edhe si egërsira, për të siguruar jetën apo të paktën mbijetesën.
Të gjitha këto legjenda dhe realitete po shfaqin vërtetësinë e tyre brenda vendit tonë, midis nesh. Ato nuk mbeten as të veçuara dhe as të rastësishme. Si për të vërtetuar që, ndonëse pyjet shkrumb janë bërë, ujqërit bashkë rrinë dhe përsëri tok vallëzojnë në atë vërtikun e tyre drejt qyteteve. Le të blegërijnë qengjat, ulërimat frikshëm i marrin si përgjigje. Le të bëhen ata viktima, vrasësit pakëz gjenden. Dhe, megjithëse erdhi koha të ndahemi me të kaluarën e hidhur, personazhet e saj nuk duan të na shqiten. Ashtu si faqet e përrallave nga duart e të miturve. Ashtu si të ndjerët nga kujtimet e të gjallëve.
Ja se çfarë ndodh edhe këto ditë! Në fillim të këtij muaji u përhap menjëherë lajmi që një drejtues të inspektoratit ndërtimor të Bashkisë së Tiranës e plagosën vetëm disa orë pasi ngulmoi të hiqeshin nga vendet publike flamuj e pankarta me emblemën e një partie të koalicionit pushtetar, të valëvitura aty pa autorizimin e ligjit. Të pasnesërmen u dëgjua që një të riu m’u në mes të një lagjeje të re iu vërsulën me thikë, sepse mbante ndër duar një flamur të opozitës. Sot shikon sesi një kandidati për t’u zgjedhur me votë të lirë në kryeqytet i vënë tritolin në prag të derës. Pak më herët të erdhi në veshë se si ministri i Brendshëm në detyrë kishte fyer dhe kërcënuar drejtuesin e forcave speciale të policisë, ngaqë ky nuk pranonte t’i ndërsente këto forca për të dhunuar egërsisht elektoratin e majtë në Kamëz. Më pas të zënë sytë që në një qytezë si Sukthi, plagosin dy aktivistë të ‘Aleancës për të Ardhmen’ dhe lëndojnë disa të tjerë që i përkisnin të njëjtit krah...
Me pak fjalë, vetëm brenda 10 ditëve të muajit të fushatës elektorale u regjistruan 17 raste që sidoqofshin, nuk mund të lehtësohen dhe as të injorohen nëpërmjet përdorimit të epitetit ‘incidente’. Nuk mund të lehtësohen dhe as të injorohen, sepse tani bën ‘muu’ që kronika të tilla të zeza nuk shuhen me kaq dhe me sa duket as nuk do të ndalen nesër. Me sa duket, fatkeqësisht kështu do të ndodhë, se “ujqërit” në lukuni bredhin dhe s’rrinë vetëm në një vend, kur shtigjet të hapura u lihen. Këto shtigje ata mirë i kanë mësuar, se për ngopshim i kanë provuar dhe të ngijshëm u janë kthyer. Por, përse, përse ndodh kështu xhanëm!
Ende janë të freskëta gjurmët e gjakut të 26 viktimave të Gërdecit, sikurse mund të ndeshësh përditë dhjetëra të plagosur të kësaj masakre, që vula e korrupsionit dhe e vrastarisë u ka lënë gjurmë e shenja të pashlyera për tërë jetën. Mirë, por kush u ndëshkua, kush u dënua? Kjo pyetje kurrë në këta tre vjet s’ka marrë përgjigje. Përveçse thirrjet që i bën tani elektoratit një fajtor me damkë i Gërdecit, për të votuar kandidatët e sërës së tij. Sepse, ata kandidatë pëfaqësokërkan “moralin qytetar”, paçka që krateri i madh dhe i thellë pranë Vorës një gropë të madhe ka shkaktuar edhe në shpirtin e mijëra e mijëra njerëzve.
E dhimbshme dhe mjaft e trishtueshme, si një plagë e hapur në trupin e shoqërisë sonë mbetet vrasja përpara shtëpisë e një deputeti të opozitës, e një njeriu të mirë e të nderuar, Fatmir Xhindit, pak përpara se të fillonte fushata elektorale për zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. E dhimbshme dhe e trishtuar mbetet gjithashtu këputja e jetës së një të zgjedhuri të opozitës në qarkun e Kukësit, përsëri përpara shtëpisë së tij, përsëri me armë zjarri, çka tronditi jo vetëm një rreth verilindor, por gjithë vendin tonë. Mirë, por kush u ndëshkua dhe kush u dënua? Një pyetje e bërë çdo ditë, që pret përgjigje gjithashtu çdo ditë.
Era e gjakut kutërbon edhe më rëndë që nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, ku u qëlluan pabesisht e padrejtësisht me forcën e plumbave qytetarë të pafajshëm, qytetarë të pambrojtur. Mirë, por kush u ndëshkua, kush u dënua? Ende askush, ndërkohë që një nga urdhëruesit kryesorë të asaj batërdie makabre del dhe u kërkon banorëve të Tiranës votën për të kryesuar këtë Bashki. Sepse, gjakrat e rufitura dhe paratë e grabitura nuk do t’i mjaftonin pa marrë këtë post të ri. Siç nuk do t’i mjaftonin kurrsesi planifikuesit të të gjitha bëmave pa vazhduar të gënjejë një popull të tërë për veprat e hatashme dhe planet e pamatshme, me të cilat ai do të sjellë mbretërinë e Zotit në këtë tokë. Prandaj, kur e kupton që s’hahen më kokrrat e shtypura të ullinjve të mbjella nga gjuha e tij, vend më vend ku ai shkel nxirren nga shkollat nxënësit për ta duartrokitur, por edhe për t’u stërvitur me imitimin e ulërimave, si këlyshë të bindur të ujqërve të tërbuar. Siç nuk do t’i mjaftonin asesi për të vijuar me grabitje pas grabitje atij, të cilit patericë i bëhet edhe djallit që këmba të mos i shkasë as njërit dhe as tjetrit. Po kush është ndëshkuar dhe dënuar xhanëm? Bekuar qofshin vrasësit, bekuar qofshin cubat!
Ja pra ku qëndron tersllëku, kur gjithçka merr mynxyrën dhe kur në vend të shtetit një thes me pleshta është ku e ku më mirë. Dhe kështu do të mund të ishte gjithmonë, nëse do të ftoheshin ujqërit të përdhunojnë dhe t’i shtrijnë të ngratët në krevatin e kalbur të nënshtrimit. Por, sado që edhe “qentë e stanit” të varin bishtin në mes të shalëve dhe t’i lënë “ujqërit” e babëzitur të hidhen mbi prenë, jo të gjithë ua lënë atyre të menduarit, jo të gjithë mund të pranojnë lakun si stolinë më të vyer; jo të gjithë s’i prek asnjë zhgënjim; jo të gjithë kujtojnë se korbat janë murgesha; jo të gjithë pranojnë t’ia shpien fajdexhiut gjeldetin në sini; jo të gjithë mund të kapardisen me dy gishta teksa zorrët e barkut u këndojnë; jo të gjithë ngushëllohen me hiçin; jo të gjithë e ndjejnë të butë çfarëdo dhune dhe jo të gjithëve u duken korbat si murgesha. Përkundrazi, të tërë, ata çka po provojnë plot dhimbje e mjerim të kaluarën e errët, kur ujqërit bëjnë kërdinë, kutitë e votimit do t’i këqyrin si kumbaraja për njerëzinë. Sigurisht, pa harruar të ofshajnë për prijësit e rivalëve atë mallkimin e qëmotit për tersin e Pojanit: “Or mik, mos të zëntë kërraba/përpara Sheriatit do shpjenë/se si lejleku që ha zhaba/as mish, as kocka s’do të të lenë”.