“Vizat” Basha: Shqipëriaka përmbushur detyrimet
TIRANë- “Shqipëria ka përmbushur të gjitha detyrimet e kërkuara nga Komisioni Europian për liberalizimin e vizave” kështu deklaroi sot Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, në takimin e organizuar paraditen e sotme me pjesmarrës vende anëtare të Iniciativës Rajonale për Migracionin, Azilin dhe Refugjatët (MARRI).
Qeveria shqiptare, tha Basha, ka përmbushur edhe kërkesën më të fundit të KE-së për të riatdhesuarit dhe ka ndjekur një strategji të plotë për ta, duke përfshirë edhe kostot financiare
"Qeveria shqiptare ka miratuar një strategji të plotë dhe të gjithanshme për riintegrimin e të rikthyerve, së bashkë me plan veprimin dhe kostot përkatëse financiare, duke mbyllur në mënyrë të plotë këtë detyrim të ri të paraqitur Shqipërisë në maj të këtij viti nga Komisioni Europian", theksoi Basha.
Ai u shpreh gjithashtu për përcaktimin brenda një kohe të shkurtër të një kalendari për arritjen e "Shengenit ballkanik", lëvizjen e lirë të qytetarëve të gjithë vendeve të Rajonit, pa bariera administrative, kufitare dhe tarifore.
Sipas ministrit të Brendshëm, prioritet madhor mbetet edhe forcimi i kontrollit të kufirit për një Rajon me kufi të papenetrueshëm nga krimi transkufitar dhe transkombëtar, një rajon i cili eksporton vetëm siguri drejt vendeve të BE.
(e.n/ata/BalkanWeb)