Kukës, 3 raste tëreja të etheve hemoragjike
KUKëS- Shtohen rastet me ethe hemoragjike në Kukës. Tre persona të tjerë, mes të cilëve dhe një fëmijë 12 vjecar janë trasnportuar me urgjencë në spital pasi kanë patur simptoma të etheve hemorragjike duke e cuar në 13 numrin e personave të prekur gjatë muajit të fundit.
Mjekët bëjnë të ditur se gjendja e tyre nuk është e rënduar ndërsa mësohet se në spitalin rajonal mungon Ripravina, medikamenti i nevojshëm për të trajtuar të sëmurët me ethe hemorragjike. Mjekët thonë se rastet e rënda do të nisen me urgjencë drejt Tiranës ndërsa sigurojnë se gjendja aktuale është nën kontroll.
Gjatë muajit Qershor, rishfaqja e etheve hemoragjike ka shkaktuar panik tek banorët e Kukësit dhe të Hasit, vecanërisht tek të afërmit e të prekurve. Sipas mjekëve të spitalit rajonal të Kukësit, gjatë muajit Qershorit ka patur 13 raste, mes tyre dhe fëmijë ndërkohë që një grua nga Hasi ka humbur jetë në spitalin e Prishtinës pasi sëmundja kishte avancuar së tepërmi. Të prekurit nga kjo sëmundje kryesisht janë të moshës 12–50 vjec.
Ethet hemoragjike e kanë burimin e infeksionit te kafshët si miu e insektet, veçanërisht nga rriqra, që në këtë periudhë gjallon në të gjitha mjediset. Kjo sëmundje jep temperaturë, ethe dhe hemoragji të brendshme dhe, nëse nuk kurohet me shpejtësi, mund të shkaktojë vdekjen.
(e.n/BalkanWeb)