E Diel, 1 Nëntor 2026

“Autostarda” në pranga2 persona për tjetërsimpronësie

MIRDITë- Arrestohen dy persona për tjetërsimin e pronësisë së një sipërfaqe toke prej 4300 metrash katrorë në fshatin Thirrë të Fanit të Mirditës. Operacioni i koduar “Autostarda” është finalizuar me arrestimin e kreut të fshatit, Preng çupi dhe Nikoll Prengës.

Sipas policisë, kreu i fshatit Preng çupi në vitin 2007 ka falsifikuar një formular të aktmarrjes së tokës në pronësi të një shtetasi, duke i dhënë padrejtësisht këtij të fundit një sipërfaqe toke, një truall dhe një banesë, të cilat më pas çupi ia ka shitur në vitin 1990 një personi tjetër.

Gjithashtu mësohet se kjo sipërfaqe toke bashkë me banesën e ndërtuar në të, janë shpronësuar në vlerën 6 milionë lekë të reja nga ndërtimi i autostradës Durrës-Kukës, dokumentat për të cilat janë nënshkruar nga Nikoll Prenga, gjithashtu i arrestuar nën akuzën e falsifikimit të dokumentave në bashkëpunim.
Sipas policisë, ndaj dy të arrestuarve Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›