Qafë Krrabë, makina bie në humnerë, 2 të vdekur e 3 të plagosur

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gracen në Qafë Krrabë ku një automjet tip Hamer me targa E 522 MGH në të cilin po udhëtonin 5 persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Sipas informacioneve më të fundit dy persona rezultojnë të vdekur ndërsa 3 të tjerë janë plagosur rëndë.
Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i viktimave dhe të plagosurve por policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën të mundur nxjerrjen e personave nga makina.
Sipas policisë shkak i aksidentit të rëndë është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti dhe lagështira në rrugë.