Qafë Krrabë, makina bie në humnerë, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e dy personave dhe plagosjen e tre të tjerëve ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Tiranë-Elbasan.
Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gracien në Qafë Krrabë ku një automjet tip Hammer me targa E 522 MGH në të cilin po udhëtonin 5 persona ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në humnerë.
Sipas informacioneve më të fundit dy persona rezultojnë të vdekur ndërsa 3 të tjerë janë plagosur rëndë.
Ndërkohë ende nuk dihet identiteti i viktimave dhe të plagosurve por policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën të mundur zbardhjen e ngjarjes.