“Vizat” Basha në Bruksel, informon ministrat e BE
BRUKSEL- Ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha ka qenë në Bruksel për një vizitë një ditore ku ka informuar anëtarët e Këshillit për Ballkanin Perëndimor për progresin që Shqipëria ka bërë në procesin e liberalizimit të vizave.
“Kam patur rastin të informoj kolegët e mi por dhe Këshillin për Ballkanin Perëndimor dhe anëtarë të PE për shkallën e përgatitjes së Shqipërisë në vecanti sa i përket dokumentave të sigurisë, sigurisë së kufirit dhe luftës kundër krimit. Tre nga blloqet kryesore të procesit për liberalizimin e vizave. Në mënyrë unanime kanë shprehur përgëzimet për arritjet e Shqipërisë në këto 3 fusha të cilat konsiderohen të shpejta, të qëndrueshme dhe nga një pjesë e mirë e vendeve anëtare si të mjaftueshme në raport me kriteret e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave” theksoi Ministri Basha.
Ministrja për cështjet europiane të Suedisë është shprehur mjaft optimiste lidhur me këtë proces.
“Sigurisht që ky është një qëllim për mua, të mundësoj liberalizimin e vizave për Bosnjën dhe Shqipërinë. Jemi duke pritur raportet e ekspertëve që do të vijnë në pranverë dhe para se të ndodhë kjo gjë nuk mund të jap vlerësime ose të hamendësoj në lidhje me hapat përpara të Bosnjës dhe Shqipërisë. Megjithatë është ende herët për të dhënë një afat” theksoi Ministrja për cështjet europiane të Suedisë.
Për eurodeputeten Fajon liberalizimi i vizave si për Bosnjën dhe për Shqipërinë do të ndodhë së shpejti.
“Nëse do ta kemi propozimin në prill në bazë të vlerësimeve pozitive atëherë Parlamenti Europian do të bëjë cmos që ta përfundojë përpara verës procesin e liberalizimit të vizave.” tha Fajon.
(e.n/News24/BalkanWeb)