Kermabon në Beograd, bisedime për veriun e Kosovës
BEOGRAD- Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, Ivs de Kermabon do të qëndrojë në Beograd më 2 dhe 3 mars për të diskutuar me zyrtarët serbë çështjet e sistemit të drejtësisë në veriun e Kosovës. Autoritetet e Kosovës janë informuar lidhur me këtë vizitë, synim i së cilës është të diskutohet mbi funksionimin e Gjykatës së Qarkut në Mitrovicën Veriore. Qëndrimi i Kermabon në Beograd pason vizitën e përfaqësuesës së lartë të Bashkimit Evropian për politike të jashtme dhe siguri Kethrin Eshton në rajon, e cila bëri thirrje për bashkëpunim ndërrajonal.
Gjykatat në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe, u mbyllën pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës e cila nxiti zemërimin e qytetarëve serbë.
EULEX-i shpreson të arrijë një zgjidhje që do të mundësonte rifillimin e punës së gjykatësve e prokurorëve vendas në ato gjykata që aktualisht kontrollohen nga Misioni i Bashkimit Evropian.
(m.a/News24/BalkanWeb)