E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, rrëshqitja e dherave prish vendburimin e Bogogës

BERAT- Berati nuk do të furnizohet më me ujë të pijshëm nga vendburimi i Bogogës. Shkarjet e dherave gjatë ditëve të fundit si pasojë e rreshjeve kanë shkaktuar dëme tashmë të pariparueshme në tubacionin e vetëm që përciell ujin e pijshëm nga vend burimi i Bogovës drejt Beratit dhe fshatrave të tij.

Me gjithë këmbënguljen intensive të punonjësve të gadishmërisë pranë ujsjellësit të Beratit ngjitja e tubit e çarë në afërsi të fshatit Pronivik në hyrje të komunës Bogovë tashmë ka dështuar. Ngjitja është e pamundur pasi terreni ku shtrihet tubi është i vështirë dhe rrëshqitja e dherave që vazhdon ende nuk e lejon diçka të tillë.

Pushetarë lokalë të gjendur në vendin e ngjarjes menjëherë pas dëmtimit të tubacionit shprehen se e vetmja zgjidhje të tashmë ngelet është hartimi i një proketti për spostimin e këtij tubi nga vendi i rrezikut, gjë e cila përveçse kërkon kosto financiare kërkon dhe kohë.

Për të zgjidhur mungesën e ujit të pijshëm prefekti i Beratit, Konstatndin Lefta shprehet se furnizimi i qytetarëve me ujë të pijshëm do të bëhet nëpërmjet boteve.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›