Sejdiu: Nesër ditë zie kombëtare
PRISHTINë- Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka shpallur diten e neserme, 27 shkurtin ditë zie kombëtare. Në mesazhin për këtë ditë presidenti kosovar shkruan : "Në përputhje me Kushtetutën, në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e tragjedisë si dhe duke ndjerë thellë dhembjen e të gjithë qytetarëve, shpall 27 shkurtin dite zie. Me këtë vendim udhëzohen të gjitha institucionet e Kosovës dhe qytetarët që të respektojnë dispozitat e ligjit.
6 shtetas kosovarë humben jetën në aksidentin tragjik të 22 shkurtit ndërsa udhëtonin me autobus nga Kosova për në Gjermani. Autobusi ku udhëtonin gjithsej 42 pasagjerë u përplas me 2 kamione në Vjenë. Në aksident u shënuan gjithsej 6 të vdekur dhe 37 të plagosur.
(m.a/News24/BalkanWeb)