Ministri i Jashtëm palestinez takime me krerët e shtetit
TIRANE- Ministri i Punëve të Jashtme Palestinez, Rijad Al-Maliki ka zhvilluar një sërë takimesh me personalitetet më të larta të vendit gjatë vizitës së tij zyrtare në Shqipëri. Në takimin e zhvilluar në Presidencë, kreu i shtetit Bamir Topi shprehu edhe njëherë mbështetjen e shtetit shqiptar të cdo përpjekjeje paqësore dhe afatgjatë të konfliktit izraelito-palestinez dhe situatës në Lindjen e Mesme nëpërmjet bisedimeve dhe negociatave.
Ndërkohë në këtë drejtim, presidenti Topi vuri në dukje se ky qëndrim është në një linjë me atë të Bashkimit Europian dhe i bazuar në disa parime kryesore, sic është dialogu politik.
Ministri i Jashtëm Palestinez, Al-Maliki bëri një përshkrim të hollësishëm të situatës në Lindjen e Mesme dhe ecurisë së negociatave izraelito-palestineze dhe përpjekjeve diplomatike ndërkombëtare për të gjetur një zgjidhje.
Një tjetër takim i Ministrit të Jashtëm Palestinez është zhvilluar dhe në ambientet e kryeministrisë, me kreun e ekzekutivit Berisha. Kryeministri në këtë takim nënvizoi se Shqipëria vlerëson si zgjidhje me të drejtë të konfliktit , ekzistenca e 2 shteteve, Palestinë dhe Izrael. Gjatë takimit u diskutua për thellim të bashkëpunimit në ekonomi, tregëti, arsim, turizëm dhe kulturë. Berisha garantoi ministrin Al-Maliki për mbështetjen e qeverisë shqiptare mbi forcimin e shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve përmes nënshkrimit të marrëveshjeve dhe hartimit të nismave me interes reciprok.
I njëjti vullnet është shprehur edhe në takimin mes Ministrit të Jashtëm, Ilir Meta dhe homologut të tij palestinez.
Një pritje në Bashkinë e Tiranës u zhvillua dhe nga kreu i saj Edi Rama ku të dy personalitetet diskutuan në lidhje me progresin dhe përpjekjet e bëra për paqe në Lindjen e Mesme, duke vlerësuar edhe rolin që Europa ka luajtur në këtë drejtim.
Ministri i Jashtëm Palestinez ftoi kryebashkiakun Rama dhe njëkohësisht liderin e PS-së për një vizitë zartare në Palestinë.
(e.n/News24/BalkanWeb)