Berisha Qeveria mbeshtetje maksimale per sportin e atletikes
Kryeministri Sali Berisha priti në një takim presidentin e Federatës Evropiane të Atletikës, Hansjörg Virz dhe sekretarin e përgjithshëm të Federatës Botërore të Atletikës, Pierre Veiss.
Në takim u fol për zhvillimin në Tiranë më 11 shtator, nën patronazhin e Kryeministrit, të Kongresit Botëror të të Federatës së Atletikës, si dhe Kampionatin e 27 - të Botëror të Vrapimit në Mal.
Gjithashtu, drejtuesit e lartë të atletikës premtuan mbështetjen e federatave që drejtojnë për realizimin e një piste moderne në stadiumin shqiptar të atletikës.
Kryeministri Berisha bëri të njohur vullnetin e qeverisë së tij për ta bërë Tiranën me një qendër të re të atletikës, e cila do të pajiset me të gjitha lehtësitë moderne.
“Atletika - tha kryeministri - po bëhet gjithmonë e më shumë një sport i masave të gjera dhe se qeveria që do të japë mbështetjen maksimale për krijimin e kushteve për zhvillimin e tij”.