E Diel, 1 Nëntor 2026

l;sishme, si më poshtë: V E N D I M

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa vendime  të rëndësishme, si më poshtë:    

V E N D I M

PËR

 

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “SHUTINË”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23,      pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit “Shutinë”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2.     Miratimin e bonusit prej 2 për qind të pikëve për rezultatin, teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë  “A & S-04 - ALBANIA” , shpk.

3.     Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Shutinë”, të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali.

4.     Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

* * *

V E N D I M

 

PËR

 

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “LINGJANCË”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23,      pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, operim dhe transferim), të hidrocentralit “LINGJANCË”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2.     Miratimin e bonusit prej 3 për qind të pikëve, për rezultatin, teknik e financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë  “Daga Green Energy”, shpk.

3.     Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “LINGJANCË”, të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali.

4.     Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

 

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “OSTREN I VOGËL”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23,      pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit “Ostren i Vogël”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2.     Miratimin e bonusit prej 3 për qind të pikëve për rezultatin, teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë  “LU & CO ENERGY” , shpk.

3.     Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Ostren i Vogël”, të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali.

4.     Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

 

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “LABINOT FUSHË”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23,      pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion të formës “BOT” (Ndërtim, Operim dhe Transferim), të hidrocentralit “Labinot Fushë”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2.     Miratimin e bonusit prej 3 për qind të pikëve për rezultatin, teknik dhe financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë  “Daga Green Energy” , shpk.

3.     Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit “Labinot Fushë”, të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali.

4.     Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

 

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “FUSHË-ARRËZ”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23,      pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, operim dhe transferim), të hidrocentralit “Fushë-Arrëz”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2.     Miratimin e bonusit prej 2 për qind të pikëve, për rezultatin, teknik e financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë  “ENERGIE  ALBANIA”, shpk.

3.     Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të hidrocentralit               “Fushë-Arrëz”, të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali.

4.     Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

 

PËRCAKTIMIN E AUTORITETIT KONTRAKTUES, PËR DHËNIEN ME KONCESION TË HIDROCENTRALIT “GOMSIQE 1, 2, 3”, DHE MIRATIMIN E BONUSIT, NË PROCEDURËN PËRZGJEDHËSE KONKURRUESE, QË I JEPET SHOQËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, pika 3, e 23,      pika 3, shkronja “b”, të ligjit nr.9663, datë 18.12.2006, “Për koncesionet”, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Autoriteti kontraktues për kryerjen e procedurave ligjore, për dhënien me koncesion, të formës “BOT” (Ndërtim, operim dhe transferim), të hidrocentralit “GOMSIQE 1, 2, 3”, është Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës.

2.     Miratimin e bonusit prej 2 për qind të pikëve, për rezultatin, teknik e financiar, në procedurën konkurruese përzgjedhëse (propozim i pakërkuar), që i jepet shoqërisë  “ADNAIN” , shpk.

3.     Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, në procedurën konkurruese, për dhënien me koncesion të hidrocentralit           “GOMSIQE 1, 2, 3”, të kërkojë shprehje interesi dhe të pranojë oferta, për të gjithë pjesën e lirë të skemës, ku përfshihet ndërtimi i këtij hidrocentrali.

4.     Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

 

V E N D I M

 

PËR

 

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR AGJENCINË E PROKURIMIT PUBLIK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Agjencisë së Prokurimit Publik, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t’i shtohet fondi prej 7 000 000 (shtatë milionë) lekësh, në zërin “Shpenzime korrente”, për rritjen e kapacitetit të shërbimit të internetit.

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3.     Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN, N¨ PARIM, T¨ MARRËVESHJES SË THEMELIMIT TË KORPORATËS ISLAMIKE PËR SIGURIMIN E INVESTIMEVE DHE TË KREDIVE TË EKSPORTIT 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të  ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit t¸ Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin, n¸ parim, t¸ marrëveshjes së themelimit të korporatës islamike për sigurimin e investimeve dhe të kredive të eksportit, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menj¸her¸.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

 

 

* * *

V E N D I M

 

PËR

 

DHËNIEN E LEJES PËR HAPJEN E SHKOLLËS  PRIVATE TË ARSIMIT TË LARTË , “PAVARËSIA”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4, pika 2, 43, 44 e 45, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

 

1.     Dhënien e lejes për hapjen e shkollës private të arsimit të lartë “Pavarësia”, e cila do ta ushtrojë veprimtarinë në qytetin e Vlorës.

2.     Shkolla private e arsimit të lartë “Pavarësia”, do të organizohet në dy fakultete:

a)     Në Fakultetin e Ekonomisë dhe të Shkencave Shoqërore, me programet e studimit në “Drejtësi”, “Ekonomi” dhe “Shkenca politike”, në formën e studimeve me kohë të plotë;

b)     Në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, me programet e studimit, “Inxhinieri informatike” dhe “Arkitekturë”, në formën e studimeve me kohë të plotë.

3. Shkolla private e arsimit të lartë “Pavarësia”, në Fakultetin e Shkencave të Aplikuara, do të ofrojë programin e integruar të studimeve të ciklit të dytë për “Arkitekturë”, i cili do të zgjasë 5 vite, dhe në mbarim të tij do të lëshojë “Diplomë të integruar, të nivelit të dytë” (DIND), në “Arkitekturë”, ndërsa programi tjetër i këtij fakulteti dhe programet e fakultetit të Ekonomisë dhe Shkencave Shoqërore do të jenë programe studimi, të ciklit të parë, të cilat do të zgjasin             3 (tri) vite dhe në mbarim të tyre do të lëshojnë “Diplomë të nivelit të parë (DNP)”, përkatësisht, në:

c)     Drejtësi;

d)     Ekonomi;

e)     Shkenca politike;

ç)  Inxhinieri informatike.

4.     Shkolla private e arsimit të lartë “Pavarësia”, për çdo program studimi, të sigurojë, nëpërmjet marrëdhënieve kontraktuale, zhvillimin e disa prej disiplinave kryesore formuese të specialitetit, pas vitit të parë, nga personel akademik i huaj, me kualifikim të nevojshëm.

5.     Shkolla private e arsimit të lartë “Pavarësia” do ta fillojë veprimtarinë mësimore për programet e studimit, të përcaktuara në pikën 2, të këtij vendimi, pasi të ketë marrë lejen përkatëse nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, por jo më vonë se tri javë para fillimit të vitit akademik.

Ministri e lëshon lejen pasi vlerëson se institucioni privat i arsimit të lartë ka përmbushur angazhimet e deklaruara, në përputhje me udhëzimin e tij, për këtë qëllim.

6.     Ndryshimet në vendndodhje, plane, forma studimi dhe programe, si dhe në elemente të tjera, të miratuara, të bëhen pas miratimit nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

7.     Shkolla private e arsimit të lartë “Pavarësia” duhet t’i  nënshtrohet procesit të akreditimit institucional dhe të programeve të studimit brenda afateve të përcaktuara në ligjin në fuqi.

8.     Ngarkohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës për kontrollin periodik të ligjshmërisë në institucion dhe për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

 

Për

 

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN PaJOVË, TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

1.  Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që  janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Pajovë, të qarkut të Elbasanit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 30 (tridhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 182 (njëqind e tetëdhjetë e dy).

2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K r y e m i n i s t r i

 

SALI  BERISHA

* * *

V E N D I M

Për

 

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM,TË KOMUNËS ZALL-HERR, TË QARKUT TË TIRANËS

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Zall-Herr, të qarkut të Tiranës, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Zall-Herr, të qarkut të Tiranës, miratuar me vendimin nr.915, datë 29.12.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në komunën Zall-Herr, të qarkut të Tiranës”.

2. Ngarkohen Ministria e  Brendshme dhe komuna Zall Herr për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K r y e m i n i s t r i

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

 

Për

 

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM,TË BASHKISË BELSH, TË QARKUT TË ELBASANIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të bashkisë Belsh, të qarkut të Elbasanit, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj bashkie, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të bashkisë Belsh, të qarkut të Elbasanit, miratuar me vendimin nr.19, datë 9.1.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në bashkinë Belsh, të qarkut të Elbasanit”.

  2. NGarkohet Ministria e  Brendshme dhe bashkia Belsh për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K r y e m i n i s t r i

 

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

Për

 

MIRATIMIN E LISTËS PARAPRAKE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM,TË KOMUNËS ÇLIRIM, TË QARKUT TË KORçËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 2, 3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

1. Miratimin e listës paraprake të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që transferohen, në pronësi ose në përdorim, të komunës Çlirim, të qarkut të Korçës, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Lista paraprake, sipas kërkesave të këshillit të kësaj komune, është pjesë e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Çlirim, të qarkut të Korçës,  miratuar me vendimin nr.532, datë 1.5.2008, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, në komunën Çlirim, të qarkut të Korçës”.

2. Ngarkohen Ministria e  Brendshme dhe komuna Çlirim për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K r y e m i n i s t r i

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

Për

 

MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN SHLLAK, TË QARKUT TË SHKODRËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që  janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Shllak, të qarkut të Shkodrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 56 (pesëdhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 417 (katërqind e shtatëmbëdhjetë).

2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K r y e m i n i s t r i

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

Për

 

MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN, NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS DUSHK, TË QARKUT TË FIERIT

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve  3 e 17, të ligjit nr.8744, datë 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të paluajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V e n d o s i :

1. Miratimin e listës përfundimtare të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, brenda juridiksionit, territorial dhe administrativ, të komunës Dushk, të qarkut të Fierit, që transferohen, në pronësi ose në përdorim të kësaj komune, sipas lidhjes 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Lista me 47 (dyzet e shtatë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 164 (njëqind e gjashtëdhjetë e katër).

2. Ngarkohen ministri i  Brendshme, kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë dhe komuna Dushk për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K r y e m i n i s t r i

SALI BERISHA


12/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›