Qeveria miraton një fond shtesë në shpenzimet për listat e votuesve në zgjedhjet 2009
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u miratua vendimi për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2009 për përballimin e shpenzimeve për përgatitjen e listave të zgjedhësve për zgjedhjet e Kuvendit të Shqipërisë.
Kryeministri Berisha e vlerësoi këtë vendim si jashtëzakonisht të rëndësishëm në kompletimin e infrastrukturës së nevojshme zgjedhore.
12/03/2009