E Shtunë, 31 Tetor 2026

Km Berisha: Nuk do të ketë asnjë procedurë publike mbi 40 ditë

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë Kryeminstri Berisha i kërkoi ministrave të shqyrtojnë të gjitha procedurat publike dhe të vendosin parimin "Heshtja është Pranim" në mënyrë që të lehtësohen pengesat burokratike për investimet.  Kryeministri bëri të ditur se ky parim do të përfshijë veprimtarinë publike të të gjithë sektorëve me qëllimin më të mirë për të vendosur raporte të drejta dhe të ndershme me sektorin privat si dhe të nxiten investimet në vend.

 Duke vlerësuar parimin “Heshtja është pranim” si të domosdoshëm për parandalimin e korrupsionit, Kryeministri u shpreh se në rast se ai zbatohet askush nuk do të ketë nevojë të japë ryshfet, pasi do të marrë përgjigje në kohën e duhur dhe në rast të kundërt do të ketë të gjitha të drejtat ti përgjigjet arbitraritetit shtetëror.


12/03/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›