E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dhjetë vjet nga “11 shtatori”, Obama e Bush në Ground Zero

WASHIGTON- Amerikanët përkujtojnë sot dhjetë vjetorin e sulmeve terroriste në Shtetet e Bashkuara. Dy aeroplanë të marrë peng sulmuan dhe shkatërruan Qendrën Botërore të Tregtisë më 11 shtator të vitit 2001, ditë kur humbn jetën mbi 3000 persona. Fillimisht ishin dy avionë që u përplasën me kullat binjake të ''World Trade Center'' në Nju Jork, ndërsa një tjetër me Pentagonin në Uashington dhe i katërti u rrëzua në një fushë të Pensilvanisë, pranë Shanksvilleen.

OBAMA E BUSH SE BASHKU NE GROUND ZERO
Ora 14: 22 Presidenti Obama dhe ish presidenti Bush së bashku ndodhen në ceremoninë përkujtimore në Ground Zero. Kjo është hera e parë që dy Bush e Obama ndodhen së bashku. Ceremonia në Nju Jork është përqëndruar në hapjen e memorialit të 11 shtatorit në Ground Zero. Fillimisht do të mbahen 2 minuta heshtje, nga ora 08:46- 09:03 – ( me orën amerikane) pikërisht në këtë orë, kur 10 vjet më parë dy aeroplanët goditën kullat binjake.

PERKUJTOHET 11 SHTATORI
Në Washington, Presidenti amerikan Barack Obama po drejton një sërë ceremonish në këtë dhjetë vjetor duke nderuar ekipet e emergjencës, ushtrinë dhe mijëra njerëz që humbën jetën. Gjatë fjalimit të përjavshëm në radio zoti Obama foli për aktet e heroizmit një dekadë më parë në Qendrën Botërore të Tregëtisë në Nju Jork dhe Pentagon dhe ato në avionin United 93 mbi Shanksville të Pensilvanisë.

Presidenti tha se, “vitet e fundit Shtetet e Bashkuara kanë luftuar al-Kaidën dhe kanë eleminuar drejtuesit e saj kryesor, përfshi Osama Bin Ladenin. Zoti Obama tha se agjencitë qeveritare mbeten në vigjilencë, duke vazhduar të shtojnë sigurinë në mbarë vendin ndërsa terroristët sipas tij “vazhdojnë të përpiqen të na godasin”.

Presidenti Obama dhe zonja e parë Michelle Obama vizituan Varrezat Kombëtare të Alringtonit, ku qindra mijëra anëtarë të ushtrisë amerikane janë varrosur. Ata viziuan gjithashtu edhe pjesët e varrezave ku ndodhen varret e ushtarëve të vrarë në luftërat e dhjetëvjeçarit të fundit në Irak dhe Afganistan. Në ceremonitë e nderimit për 11 shtatorin marrin pjesë gjithashtu edhe ish-presidentët Xhorxh Bush dhe Bill Klinton. Ata ishin në një ceremoni në Shanksville të Pensilvanisë, për të përuruar një memorial kushtuar viktimave të avionit të "United Airlines", që u rrëzua në një fushë gjatë sulmeve të 11 shtatorit të vitit 2001.

Memoriali prej guri të bardhë përkujton përpjekjet e pasagjerëve dhe ekuipazhit të avionit për të mposhtur rrëmbyesit e avionit dhe për ta ulur avionin. Në ceremoni folën ish-presidentët Xhorxh Bush, Bill Clinton dhe zëvendëspresidenti Xho Biden.
Ndërkohë në SHBA agjencitë e rendit në mbarë vendin kanë rritur masat e sigurisë për të parandaluar akte të mundshme terroriste. Ndërsa Departamenti i Sigurisë Kombëtare thotë se nuk ka asnjë dokumentacion specifik për komplot nga al-Kaeda,

Udhëheqësi i ri i Al-Kaedës, Ayman al-Zavahiri shfaqet gjithashtu në disa video duke bërë thirrje për sulme kundër objektivave amerikane dhe duke kërkuar mbështetjen e myslimanëve për kauzën e tij. "Nuk është koha për të rënë në vetëkënaqësi. Në fakt, në këtë dritare që al-Kaida po mundohet të shfrytëzojë, ne duhet të përpiqemi të parandalojmë sulmin tjetër."
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera Uashington, evakuohen pasagjerët në "Dullas" pas një alarmi fals për bombë 11 shtatori, Shqipëria në krah të SHBA në luftën kundër terrorizmit 11 shtatori, piktura që paralajmëroi tragjedinë që prej 1988 Rama:11 shtatori dhe ryshfetet per te luftuar përkrah Amerikës 11 Shtatori, ceremoni përkujtimore edhe në Kosovë FOTO: Homazhe, Sot 10 vjet nga “11 shtatori”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›