‘Klecka’, Thaci: Vendimi i drejtë për bashkëluftëtarët e mi
PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për RTK e ka vlerësuar të drejtë vendimin e Gjykatës në Prishtinë për rastin Klecka."Ka pasur padrejtësi vazhdimisht me ngritjen e aktakuzave ndaj luftëtarëve të UÇK -së e cila ka zhvilluar një luftë të drejtë. Pretendimi për të bërë baraspeshë mes luftës çlirimtare dhe genocidit është i padrejtë. Limaj edhe në Hagë e ka fituar betejën. Edhe ditë më parë, vendimi ishte i drejtë për Limajn dhe bashkëluftëtarët e tij dhe të mitë",-ka thënë Kryeministri Thaçi.
Thaçi nuk është përgjigjur drejtpërdrejt nëse Limaj ka vend në qeveri, por ka thënë se Zv.kryeministri Hajredin Kuçi, i prezanton qëndrimet e qeverisë, i cili ka deklaruar se Fatmir Limaj e ka vendin në qeveri.
Edhe për ish Shefin e SHIK-ut, Kadri Veseli ka shprehur mirëseardhje në PDK. Thaci gjithashtu ka ripërsëritur se institucionet e vendit me as një kusht nuk do të lejojnë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë, ndërsa përpjekjet për këtë qëllim i ka cilësuar si një agresion te Serbisë.
(el.me/news24/BalkanWeb)