‘Ligjet’ miratojnë ndërtimin e Kuvendit të ri në vend të Piramidës
TIRANË-Ndërtimi i Kompleksit të ri të Parlamentit ka marrë miratimin sot në Komisionin Parlamentar të Ligjeve vetëm nga ana e mazhorancës pasi opozita ka bojkotuar punimet.
Enkelejd Alibeaj tha në mbledhje se për ndërtimin e kompleksit të ri do të zbatohen ndarja e kompetencave, pro sic theksoi ai organi competent do të jetë KKRT.
Parlamenti i ri parashikohet të ndërtohet me rastin e 100 vjetorit të shpalljes Pavarësisë së Shqipërisë ndaj Alibeaj theksoi se dhe afatet kohore deri në ndërtimin e tij janë optimale.
Drafti parashikon shembjen e godinës së Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Pjetër Arbnori”, të njohur ndryshe si Piramida, dhe ndërtimin e kompleksit të ri kuvendor.
Drafti është kundërshtuar ashpër nga opozita dhe grupet e interesit. Ndërkohë qeveria ka filluar negociatat me Arabinë Saudite, për të qenë ai financues i kësaj vepre gjigande.
(d.b/BalkanWeb)