E Diel, 1 Nëntor 2026

Regjistrimi i Populls. AK: Në Kushtetuese, votimi u manipulua

TIRANË-Aleanca Kuq e Zi ka deklaruar sot se ligji per regjistrimin e popullsisë mbi baza etnike dhe fetare do të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese pasi votimi në parlanmet sipas AK u manipulua.

Në një letër dërguar deputetëve, Aleanca un thekson se vota pro e parlamentarëve ndaj këtij ligji nuk do të njihet dhe kjo për shkak se votimi u manipulua.
“Deputetët votuan me dy duar, dy deputetë ndodheshin jashtë shtetit, ata rezultuan se votuan. Vota vetjake jepet sipas Kushtetutës, Kushtetuta u shkel”.
AK vlerëson se ky kjo përbën skadnal të paprecedentë të parlamentarizmit.

Në këtë pikë Aleanca Kuq e Zi shprehet se ligji do kontestohet në Gjykatën Kushtetuese. “Do e kontestojme në Gjykatën Kushtetuese ligjin pasi regjistrimi i popullsisë nisi të falsifikohet që në Kuvend”.

Ligji për regjistrimin e popullisisë mori javën e kaluar miratimin me shumicë votash, ku abstenuan vetëm dy deputete të PDIU ndërsa opozita mungoi në seancë si pasojë e shpalljes së bojkotiti ndaj punimeve parlamentare që pas zgjedhjeve lokale të 8 Majit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›