E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Thesari’ i Bruno Mars

Këngëtari Bruno Mars, këto ditë do të publikoj këngën e tij më të re, ‘Treasure’ nga albumi i tij ri ‘Unorthodox Jukebox.’

Kjo është kënga e tretë e publikuar deri më tani nga ky album dhe marrë parasysh suksesin që kanë korrur dy këngët paraprake, ‘Locked Out of Heaven’ dhe ‘When I Was Your Man,’ që të dyja duke zënë vendin e parë në top listën ‘Billboard’ pritet që edhe kënga e tretë të ecë rrugës së njëjtë.

Kohëve të fundit, Bruno ka qenë shumë i angazhuar me promovimin e albumit të tij më të ri ndërkaq gjatë verës, atë e pretë një turneu i madh botërorë që do të zë vend në disa shtete të botës./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›