Kallëzon vjedhjen e makinës që e kishte shitur, pranga 24-vjeçarit kosovar
Kukës- Mendoi se mund të rifitonte sërish makinën e tij duke e deklaruar si të vjedhur, por nuk i ka shkuar gjatë gënjeshtra.
Protagonist i këtij filmi me metrazh të shkurtër është një 24- vjeçar kosovar, i cili ka rënë në prangat e policisë të rrethit të Kukësit, edhe pse kishte bërë një kallëzim për vjedhjen e mjetit të tij.
Sipas burime zyrtare të policisë së qytetit Valter Zogaj është paraqitur në komisariatin e policisë të rrethit të Kukësit duke denoncuar vjedhjen e automjetit të tij, tip BMV X5.
Blutë e Kukësit kanë nisur m1enjëherë hetimet për gjetjen e automjetit të shtetasit kosovar, por është verifikuar se automjeti i denoncuar si i vjedhur është gjetur në Tiranë. Dhe për më tepër, ishte shitur nga vetë denoncuesi, me firmën e tij.
Menjëherë ai është arrestuar nga policia e qytetit. 24 vjecari nga Kosova kishte ardhur për të kaluar festën e ndërrimit të viteve në Shqipëri.
/IDEA/
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: