E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikin dy finalistet, hera e parë që ndodh

Botërori 2010

Për herë të parë në historinë e Kupës së Botës, dy skuadrat finaliste të edicionit të mëparshëm nuk arritën të kalonin fazën e grupeve. Këtë rekord negativ e vendosën Franca dhe Italia. Blutë u eliminuan në Grupin A nga Meksika dhe Uruguai, ndërsa u renditën në vendin e fundit. Diçka e ngjashme ka ndodhur në vitin 1934, kur Uruguai, kampione në fuqi, nuk u prezantua në turne, ndërsa Argjentina, që 4 vjet më parë ishte finaliste, u eliminua në turin e parë (në atë periudhë ekzistonte eliminimi direkt). Situata të ngjashme janë ato të viteve 1950 dhe 1966. Fillimisht Italia kampione (përpara Luftës së Dytë Botërore) u eliminua në grup, ndërsa Hungaria (finaliste) nuk mori pjesë, ndërsa episodi i ’66-s sillte eliminimin e Brazilit kampion në fuqi, ndërsa çekosllovakia finaliste nuk u kualifikua në fazën finale.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›