Një gjysmëfinale me autsajder, ndërsa big-ët do ti vëzhgojnë
Që ky botëror ishte i paparashikueshëm e dinim të gjithë, por tashmë që tabelat vazhdojnë të marrin formë, me përfundimin e sfidave në grupe profilizohet një skenar vërtet sugjestionues. Nga njëra anë gjejmë Uruguai-Koreja e Jugut dhe SHBA-Gana, dy ndeshje që sigurisht nuk mund të jenë më të mirat; nga ana tjetër Argjentinë-Meksikë dhe mbi të gjitha Gjermani-Angli, një përballje kokë më kokë mes kolosëve të futbollit europian. Uruguai, Koreja Jugut, SHBA-ja e Gana janë më shumë një rast unik sesa i rrallë: fituesit e këtyre dy sfidave në fakt do të formojnë një nga çerekfinalet (e programuar për në Johanesburg më 2 korrik). është tashmë e sigurt që në gjysmëfinale do të jetë me siguri njëra nga këto katër kombëtare, të cilat mund t’i përkufizojmë si “outsider”, sepse në prag të fillimit të botërorit afrikanojugor as që e kishte imagjinuar njeri. Për secilën nga këto skuadra do të kishte një objektiv, që do të vlejë thuajse po aq sa edhe fitimi i kupës. Duke parë fazën në grupe, skuadra që ka bërë më shumë përshtypje është Uruguai, e vetmja që ende e ka ruajtur portën e saj të paprekur. Le të kalojmë nga ana tjetër, te tabela e Grupit B, ku tre nga katër skuadrat pjesëmarrëse janë të mëdha. Nëse mes Argjentinës dhe Meksikës, favoritët e mëdhenj janë bardhekaltrit, mes Gjermanisë dhe Anglisë është shumë më e vështirë që të bësh parashikime: bëhet fjalë për një sfidë, që nis pa një fituese, por që është garancia e antagonizmit dhe e spektaklit. Por sigurisht ka një pritshmëri: në gjysmëfinale nuk do të ketë gjurmë të të dyja kombëtareve, të cilat do të ishin të projektuara për të qenë finalistet e mëdha të këtij botërori. Sfida mes dy skuadrave është shumë e ngarkuar emocionalisht dhe të dy trajnerët, të cilët nuk do ta uronin një sfidë të tillë, tashmë gjysmën e punës së tyre e kanë të hequr. Atyre do t’u duhet një impenjim shumë i paktë për të karikuar skuadrat, pasi vetë kjo përballje i karikon vetvetiu të dyja skuadrat, rivale të përjetshme, të paktën në përballjet e tyre europiane apo botërore. Kështu që trajnerët Fabio Kapelo dhe Johakim Lëv do të duhet të punojnë më shumë në anën taktike të vendosjeve të skuadrave të tyre në fushë gjatë kësaj ndeshje, e cila konsiderohet edhe si një finale e parakohshme.
#