E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia, Deko mungon me Brazilin

Mesfushori

Portugalia zhvilloi të enjten seancën e fundit stërvitore përpara sfidës së sotme me Brazilin. Deko nuk arriti të rikuperohej në kohë dhe për këtë arsye nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Karlos Kueiroz për përballjen me “seleçaon”. Mesfushori vuan prej një dëmtimi muskulor në kofshën e majtë, të cilin e ka pësuar në stërvitje. Ndeshja ndërmjet luzitanëve dhe Brazilit të Karlos Dungës do të përcaktojë fituesen e Grupit G: amerikanojugorët kryesojnë me 6 pikë të plota, ndërsa portugezët kanë grumbulluar 4 pikë. Skuadra e Kueiroz ka rrezik minimal që të mos kalojë fazën e grupeve. Edhe nëse ata humbasin dhe Bregu i Fildishtë fiton (përballë Koresë së Veriut), diferenca e golave flet për europianët. Ndërkohë, trajneri portugez ka mbajtur sekret formacionin me të cilin do të luajë sot.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›