Çmime "luksoze" për barnat me rimbursim
Lista e re e propozuar ende nuk dihet se sa mund ta ketë koston. Ilaçet janë kryesisht të prodhuara në Amerikë, Kanada apo dhe Zvicër. Lista e propozuar e 25 barnave të reja mund të quhet një listë "luksoze". Çmimet e këtyre ilaçeve në tregjet ndërkombëtare të farmaceutikës nisin nga 40 mijë lekë deri në 150 mijë lekë të reja vetëm për trajtimin e një personi. Kjo në varësi të sëmundjes, të sasisë së barit, si dhe sipas ofertave të firmave të ndryshme farmaceutike. Komisioni i Listës së Barnave, gjatë projektimit të listës së re, nuk ka pasur shumë parasysh çmimin, por cilësinë e barnave të reja, që do të qarkullojnë këtë vit në farmacitë e që do të përdoren kryesisht nga pacientët kronikë. "Ilaçet janë shumë cilësore, propozimet janë bërë duke pasur parasysh kërkesën dhe sugjerimin e ministrit të Shëndetësisë, Nard Ndoka, për të futur këtë vit ilaçe më të mira dhe më cilësore", sqaroi shefi i Drejtorisë së Farmaceutikës, Lavdim Elezi. Sipas tij, pavarësisht çmimeve, kostoja për sëmundshmërinë nuk mund të llogaritet njësoj si në fushat e tjera. Megjithatë, cilësia e premtuar e këtyre medikamenteve pritet të verifikohet pas mbërritjes së tyre në vend dhe përdorimit masiv. Kjo, pasi, cilësia e ilaçeve është një ndër pikat më të debatuara sot, në tregun e farmaceutikës në vend.
Qeveria
Lista e re e barnave me rimbursim, kryesisht 25 ilaçet e reja, të cilat kanë kosto tepër të lartë, do të miratohet përfundimisht në mbledhjen e Këshillit të Ministrave. Nëse do të gjenden mënyra për përballimin e kostove të këtyre barnave, atëherë ajo do të miratohet, në rast të kundërt, vendimi kthehet mbrapsht për t‘u shqyrtuar një tjetër variant. Në rast se qeveria miraton vendimin, atëherë do të marrë parasysh edhe koston financiare.
"Këto që kemi propozuar janë sugjerimet tona, duke pasur parasysh kërkesat e ministrit, por qeveria, nga ana tjetër, vendos përfundimisht nëse do ta miratojë apo jo këtë listë. Para mbledhjes së qeverisë, bordi i specialistëve të Institutit të Sigurimeve Shëndetësore do të thotë variantin e tij për sa i takon përballimit të kostos, në mënyrë të veçantë për dy nga barnat më të diskutuara të listës. Pas sqarimeve specifike të ISKSH-së, fjalën e fundit e thotë Këshilli i Ministrave, i cili vendos nëse do ta pranojë listën, nëse do të japë fonde shtesë për përballimin e saj, apo nëse do të pranojë propozimet alternative të Shëndetësisë.
Kosto
Për secilën nga medikamentet e propozuara, tregjet ndërkombëtare ofrojnë çmime tepër të shtrenjta për buxhetin modest të rimbursimit të ilaçeve. Deri tani, dy nga barnat më të shtrenjta dhe më të diskutuara kanë qenë Valsartan+Amlodipin dhe Risperidon. Njëri prej tyre shërben për trajtimin e sëmundjeve të zemrës dhe tjetri për një nënkategori të të sëmurëve mendorë.
Megjithatë, duke parë listën e çmimeve të ofruara nga vendet e prodhimit të medikamenteve të propozuara, pjesa më e madhe e tyre kanë çmime të kripura. Në listën e barnave më të shtrenjtit renditen ilaçet e trajtimit të tumoreve, të Hepatitit C, të tensionit. Por më mbrapa me çmimet nuk janë as sëmundjet mendore. Kombinimi Valsartan+Amlodipin ka një kosto prej 25 milionë lekësh të reja më shumë", ka njoftuar zyrtarisht ISKSH-ja.
Veç kombinimit të mësipërm edhe bari Risperidon, me të cilin trajtohen pacientët me sëmundje mendore, ka një kosto tepër të lartë. Ky bar është propozuar që të futet në formë lëngu, ndërkohë që në listën aktuale jepet me tableta. Ky ndryshim, nga tableta në lëng, kushton 50 milionë lekë të reja, vetëm për 100 pacientë, ndërkohë që janë 2100 të tillë.