E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimet Grammy, këngëtarja Beyonce arrin të fitojë 6 çmime

Nju Jork, 1 shkurt, NOA Në natën e çmimeve
Grammy, të cilat vlerësohen si më të lartat në botën e muzikës, surpriza ka
mbajtur emrin Beyonce. Kjo pasi këngëtarja që mban këtë emër ka arritur të
fitojë plot gjashtë çmime, duke e kthyer në këtë mënyrë në këngëtaren e parë
femër në historinë 52-vjeçare të çmimeve Grammy-s e cila rrëmben 6 çmime.
Megjithatë, duhet thënë se çmimi më i rëndësishëm shkoi për këngëtaren
20-vjeçare, Traylor Sëift, artisten më të re të të gjitha kohërave që fiton
çmimin për albumin më të mirë të vitit. Suift rrëmbeu po ashtu edhe tre çmime
të tjera.

Ndërkaq, një tjetër çmim të rëndësishëm, disku më i mirë i vitit
shkoi për grupin Kings of Leon me Use Somebody, ndërsa grupi country The Zac
Broun Band fitoi Grammy si artisti i ri më i mirë.

Shfaqja nisi me një duet mes Elton John dhe Lady
Gaga, duke kulminuar në një përkujtim të Michael Jackson, kënduar nga Carrie
Underuood, Celine Dion, Jennifer Hudson, Smokey Robinson dhe Usher.

n.e/NOA

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›