E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafiku i fëmijëve, 10 amerikanë dalin në gjyq para haitianëve

Porto Prince, 1 shkurt, NOA - Një grup prej
dhjetë amerikanësh pritet që të dalë sot në gjyq para autoriteteve të Haitit,
pasi akuzohen për trafik fëmijësh. Ngjarja pritet të ndodhë në kryeqytetin
haitian, Porto Prince pasi personat e lartpërmendur janë arrestuar ndërsa po
kalonin kufirin me një autobus të mbushur me fëmijë të mbetur jetimë pas
tragjedisë së tërmetit drejt Republikës Dominikane.

Amerikanët bënin pjesë në një grup humanitar
krishterë dhe këmbëngulin se 33 fëmijët ishin jetimë dhe thonë se ata po
dërgoheshin në një jetimore në Republikën Dominikane fqinje, ndërsa në
autobusin e tyre policia zbuloi 35 fëmijë nga mosha një muaj deri në 12 vjeç.

Por nga ana e saj, policia haitiane thotë se
asnjë prej këtyre fëmijëve nuk kishte dokumentacion që dëshmonte se janë
vërtetë jetimë dhe janë hedhur dyshime se këta amerikanë në fakt ishin duke
ushtruar trafik të miturish duke transportuar të miturit haitianë.

Për këtë arsye, janë vendosur  kontrolle të rrepta të lëvizjes së fëmijëve
nga vendi menjëherë pas tërmetit.

n.e/NOA

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›