Masakër në Meksikë, vriten në lokal 10 veta, plagosen 11 të tjerë

Torreoni, 1 shkurt, NOA Një masakër e vërtetë
ka ndodhur në një bar të Meksikës, ku persona të armatosur në një bar të
Torreonit kanë hapur zjarr drejt njerëzve që ndodheshin aty duke lënë të vdekur
në vend 10 vetë dhe plagosur 11 të tjerë. Ngjarja ka tronditur vendin duke i
kthyer pasigurinë e cila është shpesh e pranishme në qytetin Siudad Huarez.
Në këtë shtëpi ishin mbledhur dhjetëra vetë
për të ndjekur një duel të boksit në televizion, kur personat e armatosur hapën
zjarr.
Ky i fundit është një skenë e të shtënave të
shpeshta ndërmjet grupeve rivale të drogës. Sipas të dhënave policore, në këtë
qytet vetëm gjatë vitit të kaluar janë vrarë mëse 2 mijë vetë.
Ndërsa vetëm gjatë vitit të fundit, në Meksikë
janë vrarë rreth 2500 persona për shkak të konflikteve mes bandave të drogës.
n.e/NOA