E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vorë, treni shtyp për vdekje dy gra

 
Vdekjet godasin sërish në Vorë, vetëm pak minuta larg Gërdecit aksidentohen dy të moshuara TIRANË- Vdekjet godasin sërish në Vorë. Kësaj radhe ka qenë një aksident në shinat e trenit që iu ka kushtuar jetën dy grave. Ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në Qafë-Kashar, vetëm pak minuta larg zonës ku ndodhi shpërthimi i depove që shkaktoi një tragjedi. Mate Bucpepa 65-vjeçe dhe Marie Tuci, 66-vjeçe, kanë qenë viktimat e trenit i cili i ka marrë përpara disa metra. Dy gratë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme, duke mos u lënë kohë dëshmitarëve t'iu japin ndihmën e parë. Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e këtij aksidentit që u mori jetën dy grave.AksidentiNjë tren ka copëtuar për vdekje dy gra të cilat po ecnin shumë afër shinave të trenit. Ngjarja u regjistrua rreth mesditës së djeshme në afërsi të Vorës, në vendin e quajtur Qafë-Kashar, kur Mate Bucpepa, 65-vjeçe dhe Marie Tuci, 66-vjeçe janë shtypur nga treni. Mësohet se dy gratë po ecnin pranë shinave të trenit. Dyshohet se ato nuk kanë vënë re trenin kur u janë afruar shinave. Por shpejtësia e madhe e trenit ka bërë që të marrë para gratë dhe t'i përplasë ato pa u lënë kohë që të largoheshin. Goditjet kanë qenë fatale për 66 dhe 65-vjeçaren të cilët janë hedhur disa metra larg. Dëshmitarët e ngjarjes janë përpjekur t'i japin ndihmën e parë dy të aksidentuarave por ka qenë e kotë pasi ato kanë ndërruar jetë. Ata kanë lajmëruar menjëherë policinë e cila mbërriti në vendin e ngjarjes brenda pak minutash.PoliciaEfektivat e policisë këqyrën vendin e ngjarjes, dhe nisën menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e këtij aksidenti. Burime nga policia thanë se sipas dëshmitarëve të ngjarjes, gratë kanë qenë duke ecur në një rrugë shumë pranë shinave të trenit. Duket se ato nuk kanë kuptuar se treni mund t'i cekë megjithëse nuk ishin mbi shina duke lëvizur shumë pranë tyre. "Shpejtësia e madhe e trenit ka përplasur gratë duke iu shkaktuar vdekjen e menjëhershme",- thanë burimet zyrtare të policisë së Tiranës. Mësohet se në pyetje është marrë edhe drejtuesi i trenit për të dhënë versionin e tij. Burimet policore shtuan se po punohet për të zbardhur shkaqet e vërteta të këtij aksidenti. Trupat e pa jetë të dy grave u transportuan në morgun e spitalit për ekzaminime të mëtejshme dhe më pas iu dorëzuan familjarëve të tyre.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›