Meta Videoja e montuar ja ekspertiza. Prokuroria te pershpejtoje hetimet
Kreu i LSI-se ish-zevendeskryeminister dhe minister i Ekonomise Ilir Meta tha dje se sipas ekspertizes videoja e transmetuar nga Top Channel ishte e montuar. Kete deklarate Meta e beri ne prani te dy avokateve te tij Petrit Serjani dhe Gezim Veleshnja te cilet dhane konkluzionet e ekspertizes nderkombetare te videos. Ne si grup avokatesh kemi kerkuar nga nje studio ligjore e standardeve nderkombetare per te bere ekspertimin e videos qe eshte shfaqur ne televizionin Top Channel.
Nga ekspertimi i videos e cila sherbeu si material per ekspertim audio-viziv rezultojne konkluzionet si me poshte ne sekuencat filmike ku shfaqen duke biseduar dy persona te njohur si Dritan Prifti dhe Ilir Meta konstatojme montime televizive ne ze dhe figure ne sekuencat filmike te videos ka perseritje disa here te bisedave te ndryshme per shkak te nderhyrjeve dhe manipulimit te bere ne ze dhe figure te videos nuk qartesohet konteksti i bisedes per shkak te prerjeve te pjeseve te saj ne shume pjese midis transkriptimit te bere te videos dhe permbajtjes se titrave te paraqitura ne transmetim ka mosperputhje te shumta dhe esenciale qe deformojne permbajtjen e bisedes u shpreh avokati Petrit Serjani. Kreu i LSI-se tha se videoja ishte nje montim ashtu sic ai e kishte shprehur menjehere pas shfaqjes se saj.
Ekspertiza e bere e ben te qarte ate qe kam thene me pare nje montim televiziv i porositur nga Edi Rama. Ekspertiza e cila eshte e standardeve nderkombetare ligjore dhe e certifikuar tregoi shume qarte se videoja e paraqitur ishte nje masaker nga ana profesionale televizive. Duke bere manipulime skandaloze persa i takon zerit duke pasur nje mosperputhje midis degjimit dhe titrave te paraqitura duke pasur fshirje te shumta te bisedes qe kane qene te qellimshme. Ekzistenca e origjinalit do te ndihmoje procesin per te vertetuar montimet televizive tha Meta. Kreu i LSI-se i cili dha doreheqje nga funksionet e tij qeverisese kerkoi nga Prokuroria pershpejtimin e hetimit mbi kete ceshtje duke deklaruar se per kete jane te gjitha mundesite teknike dhe profesionale. Ka gati dy muaj qe ka kaluar kur ajo eshte bere publike dhe mendoj se procesi i hetimit ka ecur me hapin e breshkes sepse mendohet se jane te gjitha mundesite dhe kapacitetet qe te konfirmojne saktesine e cdo gjeje dhe akuzave te ngritura. Kerkoj pershpejtimin e procesit te hetimit i cili eshte shume i rendesishem edhe per vete kredibilitetin e Prokurorise. Nuk bej presion ndaj Prokurorise per kete ceshtje dhe kam kerkuar bashkepunim me te. Por asnje nuk mund ta zvarrise kete proces dhe Prokuroria nuk duhet te lejoje asnje te flase ne emer te saj tha Meta.
Ekspertiza
Kreu i LSI-se tha dje se permbajtja e plote e kasetes do te ndihmoje ne zbulimin e te vertetes. Une mund tju them se ekzistenca e origjinalit do te ndihmoje shume procesin per te konfirmuar me me lehtesi montimet televizive nga ana teknologjike. Por une nuk mund te flas ne emer te Prokurorise. Mos ma kerkoni kete gje dhe une nuk kam ndermend qe ta bej. Se dyti lidhur me hapat e metejshem ne po e respektojme kete proces te cilin e ka hapur Prokuroria. Ne perfundim te ketij procesi ne do te marrim vendimit tona u shpreh Meta.
Imuniteti
Ish zv.kryeministri dhe minister i Ekonomise u shpreh i hapur per cdo hetim. Sikurse ju e dini qe ne momentin e pare une kam deklaruar se jam i hapur per tu hetuar nga Prokuroria dhe nga organet e zbatimit te ligjit. I kam derguar nje leter kryetares se Parlamentit menjehere duke dorezuar ne menyre vullnetare imunitetin tim si deputet. Kam dhene doreheqjen nga te dyja funksionet e mia qeveritare per tu dhene njerezve me shume besim tek verifikimi i ketyre akuzave. Ishte e rendesishme edhe per tu cliruar nga cdo lloj petku qeveritar u shpreh Meta.
Aristir Lumezi