E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti i Nënë Terezës e gjen bustin e shenjtores tek Korpusi në gjendje të mjeruar

Bashkia dhe Ministria e Kulturës harrojnë përkujdesin ndaj veprës për nder të bamirëses shqiptare

Me monumentet e kulturës tashmë në vendin tonë mund të veprohet sipas qejfit nga institucionet përgjegjëse për përkujdesjen e tyre. Institucione të paafta për të mbrojtur monumentet kulturore, një nivel i ulët kulturor, këtë mund të thuash sot

për institucionet përgjegjëse të cilat kanë për detyrë të merren me monumentet kulturore në vendin tonë. Në këtë situatë kaq kaotike, ku në çdo ditë ne dëgjojmë për një degradim të shumë monumenteve të kulturës në vendin tonë, duket se kjo situatë nuk iu bën më përshtypje askujt. Nëse do ta preknim këtë problem në Tiranë, në këtë vit që është dhe Viti i Nënë Terezës ajo që të bie në sy është se në këtë situatë kaq kaotike, diku në një cep tek Korpusi Universitar ndodhet dhe busti i Nënë Terezës, i realizuar në vitin 2003 nga skulptori i njohur Thoma Thomai.

Për më tepër lexoni "Gazeta Sot"

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›