Fullani: Ekonomia shqiptare, pozitive dhe në rritje

Shpenzimet buxhetore në tre-mujorin e parë të 2011-tës pësojnë një rritje me 16.8 përqind. Investimet e shumta për shkak të fushatës zgjedhore duket se kanë dhënë edhe ndikimin kryesor në rritjen e shpenzimeve në buxhet edhe pse ky fakt nuk është pranuar konkretisht. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani deklaroi se defeciti buxhetor është rreth 11.8 miliard lekë dhe kjo rritje ka ndodhur vetëm në tremujorin e parë të 2011-tës.
Ndërkohë që për të ulur presionin e eurizimit të ekonomisë shqiptare, Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë, vendosi rinumërimin e rezervave në valut. Kjo masë pritet që të krijojë fonde të lira për rritjen ekonomike.
Ndërsa përsa i përket rritjes së inflacionit, Fullani deklaroi se kjo ka ardhur për shkak të çmimeve të importit dhe për të balancuar situatën është e nevojshme që të rritet prodhimi vendas.