Kredite e fermereve 4 miliarde per zonat rurale

Rreth katër miliardë lekë kredi janë dhënë së fundmi për zonat rurale dhe fermerët. Funksionimi i Shoqërive të Kursim Kreditit në shumë fshatra ka bërë që në këto muaj krize zonat rurale të mos ndiejnë efektet negative të krizës ekonomike. Të dhënat e Shoqërive të Kursim Kreditit tregojnë se ritmi i kredive dhe depozitave nuk ka rënë, siç dhe ndodhi me bankat e nivelit të dytë.
“Në fund të 2010 totali i kredisë që ne kemi aktive, pra që është në duart e banorëve të zonave rurale është katër miliardë lekë, ndërsa totali i depozitës është rreth 1.3 miliardë lekë. Jemi aktivë në 1037 fshatra, pra në më shumë se 30% të të gjthë fshatrave të vendit” thotë Zana Konini, drejtoreshë ekzekutive e USHKK.
Kreditimi për zonat rurale ka një larmi të madhe. Pothuajse e gjithë zona perëndimore e Shqipërisë mbulohet nga Unioni dhe prej vitesh fermerët marrin shërbimet financiare.
“Ne financojmë të gjitha aktivitetet prodhuese që fillojnë që nga fermeri i vogël i cili kryen prodhime të fushës. Këtë vit kemi testuar me shumë sukses edhe financimin e kredive për plantacione të pemëve frutore, ullishte, vreshtave” thotë Konini.
Për shkaqe të ndryshme, deri më tani unioni nuk ka operuar në zonat Veri dhe juglindore. Gjatë mujave të fundit janë financuar disa fermerë në fshatra të këtyre zonave malore, çka dhe ka hapur rrugën për shtrirje të këtyre skemave të financimit.
Florian Papadhimitri