E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtrenjtimi i valutes Civici Situata eshte e pritshme

Ndërthurja e një sërë faktorësh të huaj dhe të brendshëm ka sjellë fuqizimin e euros ndaj monedhës shqiptare. Duke marrë në analizë zhvillimet e muajve të fundit, për Albanian Screen, ekspertë të ekonomisë thonë se kjo situatë ishte e pritshme.

“Kemi një lloj nënvlerësimi të lekut në 3-4 mujorin e parë të fillimit të çdo viti i cili lidhet me mungesën e prodhimit vendas, me materializimin në euro që bëjnë disa kompani të mëdha të fitimeve të tyre dhe më një faktor që na është shtuar i ri këtë vit, liberalizimi i vizave, ku ndoshta në mënyrë pak të heshtur, por gjithsesi një sasi e madhe dhe e konsiderueshme eurosh vazhdojnë të tërhiqen nga tregu shqiptar” thotë Adrian Civici.

Gjasat janë që euro të qëndrojë në këto vlera dhe gjatë muajve në vijim, ndërsa në fund të vitit të nisë sëriush vlerësim të ngadaltë.

“Nëse inflacioni vazhdon të jetë kërcënues për zonën euro, përtej niveleve të përcaktuara në kriteret e Paktit të Stabilitetit do ketë rritje të tjera. Edhe brenda vendit nuk besoj se do ketë kërcime të mëdha sepse duke filluar në muajin maj fillon dhe del në masë prodhimi vendas dhe krijohet një balancim më i mirë midis importeve dhe eksporteve, fillon efekti i sezonit turistik dhe ndoshta duke respektuar edhe tendencat tradicionale është muaji tetor-nëntor kur mund të rishfaqet përsëri një shenjë e dobësimit të lekut” thotë Civici.

Që prej korrikut të shkuar euro ka njohur vetë vlerësim me një tendencë të vogël, por të qëndrueshme.

Florian Papadhimitri

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›