Fushë-Krujë, vetëvaret 40-vjeçari brenda në qeli
08/03/2009 Kishte vrarë të vëllanë në vitin 1997 dhe prej asaj kohe kishte probleme nervore
Familjarët: Ai nuk është vetëvarur me çarçaf, nuk e besojmë këtë histori
Vetëflijohet në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në burgun e Krujës, Artan Paskali, 40 vjeç, nga Bubullima e Lushnjës. Paskali i ka dhënë fund jetës duke përdorur çarçafin e siguruar nga autoritet e burgut për të fjetur. Depresioni, probleme nervore tepër të theksuara dhe mbyllja në vetvete kohët e fundit kanë qenë të njohura për të dënuarin. Ndërkohë askush nga familjarët nuk e priste një përfundim të tillë. Kishte edhe dy vjet për të përfunduar masën e dënimit të marrë në vitin 1997, kur pas një grindje qëlloi mbi vëllanë e tij. Dje në orët e parë të mëngjesit punonjës të shërbimit të brendshëm në burgun e Krujës kanë gjetur të varur me çarçaf brenda qelisë së tij 40- vjeçarin Artan Paskali. Burime nga Drejtoria e përgjithshme e Burgjeve bëjnë të ditur se shtetasi Paskali nga Bubullima e Lushnjes, ka qenë me probleme të theksuara mendore. Ndërkohë që bëhet e ditur se ngjarja ka përkuar me ditën që në këtë burg ka shkuar drejtues i ri, Sajmir Mulgeci. Menjëherë pas ngjarjes, punonjësit e policisë kanë marrë të gjitha masat për t’ia kthyer të vetëflijuarin familjarëve. Ndërkohë që bëhet e ditur se vet familjarët janë shprehur të pakënaqur me mënyrën se si është trajtuar njeriu i tyre brenda në burg. Familjarët nuk besojnë tek vetëvarja. Ata e kanë lënë të hapur çështjen, duke deklaruar se nuk ka mundësi që djali i tyre të kryente vetëvarje, pasi nuk ka paraqitur ndonjëherë problem. Por mjekët sipas burimeve nga burgjet deklarojnë se Artan Paskali, vuante nga probleme të theksuara mendore. Artan Paskali është dënuar në vitin 1997. Pikërisht në këtë vit, Paskali ka kryer vrasjen e vëllait të tij, pas një zënke banale. Sipas burimeve nga burgu, Paskalit i kishte mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet burg. Familja nga ana e saj shpresonte që shumë shpejt të kishte djalin në shtëpi, pavarësisht nga ajo që ka ndodhur, të cilën ata e kanë konsideruar vrasje nga pakujdesia, pasi armët kanë qenë nëpër duart e njerëzve.
A. Çuka