Bisedimet me Serbine Thaci Do te sjellin njohjen e Kosoves

Bisedimet Prishtinë-Beograd janë në përputhje të plotë me Kushtetutën e përfundimi i këtij dialogu do të sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia. Kështu bëri të ditur kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë takimit me gazetarët në Prishtinë.
”Përmbyllja e bisedimeve do të jetë njohja e Kosovës nga Serbia për shtetin e Kosovës, do të thotë njohje reciproke. Këto konkluzione kanë përmbajtje reciprociteti të plotë dhe natyrisht do të filloj procesi i integrimit te Kosovës dhe Serbisë si dy shtet të pavarura dhe i gjithë rajonit në NATO dhe Bashkim Europian”-tha Thaçi.
Thaçi tha se dialogu i shërben qytetarëve të Kosovës dhe me fillimin e jetësimit të konkludimeve të dala nga marrëveshjet, gjërat dot fillojnë të përmirësohen.
Ndërsa kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka pohuar se Parlamenti i Kosovës nuk është i informuar për këto marrëveshje. Por, për shefin e Ekzekutivit, të gjithë janë të informuar për procesin e dialogut, por marrëveshjet nuk do të ratifikohen në Kuvend pasi janë vetëm konkluzione që kanë dalë gjatë bisedimeve në mes dy delegacioneve.
Sala Mustafa