E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i dritave, sot vendoset për 2012 -2014

Çmimet që do të miratojë sot Enti Rregullator i energjisë do të jenë të vlefshme deri më 2014-ën. Dokumenti zyrtar i rregullimit të çmimeve të energjisë (Deklaratës Rregullatore) parashikon që çmimet e energjisë të vitit 2012 do të jenë të vlefshme deri më 2014-ën. Që do të thotë, tarifat që ERE do të miratojë nesër, nuk do të shqyrtohen më deri në vitin 2014. Ndërsa, për sa i përket miratimit të deklaratave rregullatore vijuese, jo më vonë se 30 qershor 2014, ERE do të miratojë një deklaratë rregullatore për periudhat e rregullimit që vijojnë pas vitit 2014, e cila nuk do të ndryshojë ndjeshëm në metodologji nga kjo deklaratë rregullatore dhe për të mënjanuar çdo dyshim. Deklarata Rregullatore e re do të vazhdojë të përmbajë Mekanizmin e Kompensimit. Tanimë, të tre furnizuesit me shumicë dhe pakicë të këtij produkti; KESH, OST dhe CEZ Shpërndarje, kanë bërë aplikimet e tyre sipas traditës pranë Entit Rregullator të Energjisë në muajin shtator dhe ky i fundit është duke analizuar kërkesat e tyre për të vendosur në dhjetor tarifat përfundimtare.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›