Çmontimi i municioneve në Poliçan, bashkia kërkon shmangien e ndotjes
lidhje me shqetësim e ngritur nga qytetarët i është drejtuar zyrtarisht drejtorisë së Kombinatit Mekanik duke vënë në dijeni dhe Ministrin e Mbrojtjes, Ministrin e Mjedisit, Ministrin e Shëndetit Publik dhe Avokatin e Popullit. Kreu i bashkisë është shprehur në kërkesën e tij drejtuar drejtuesve të kombinatit, por dhe ministrisë nga varet se me gjithë investimet e kryera kohët e fundit në lidhje me rritjen e kapaciteteve të çmontimit dhe përmasimin e teknologjisë është konstatuar se nga një repart i kombinatit del shumë tym dhe përhapet jo vetëm në banesat aty pranë, por në të gjithë qytetin. Nga informacionet që kemi mësuam se në një repart ku asgjësohen lëndët plasëse përdoret mazut për djegie, çka shkakton tym dhe ndotje të lartë për qytetin, ka konstatuar kreu i bashkisë. Gazrat që çlirohen kanë erë të rëndë dhe shkaktojnë vështirësi në frymëmarrjen e qytetarëve dhe mund të sjellin pasoja të rrezikshme për shëndetin e tyre. Ne nuk kemi të qartë nëse zgjidhja e këtij problemi ka qenë e përfshirë në investimet që janë kryer në kombinat, nëse ato kanë dhënë rezultatin e duhur, apo ky problem nuk është trajtuar fare, ka pohuar Zotkaj. Gjithashtu i kam kërkuar drejtuesve informacion nëse janë në përputhje me kushtet e mbrojtjes së mjedisit procedurat e punës që kryen, pasi gjatë kohës që në repart punohet për asgjësimin e lëndëve qyteti mbushte me tymin që del nga kombinati. Që prej një viti në këtë kombinat punohet për çmontimin e minucioneve të trashëguara, ndërkohë që mendohet se gjatë asgjësimit çlirohet shumë tym. Por, në lidhje me këtë problem nga ky kombinat nuk shprehen për këtë problem.
A. Shehu