Durrës, muze për veteranët e marinës shqiptare
Një muze modest për ata që kanë punuar dhe jetuar me detin në dekadat e fundit, për specialistët dhe veteranët e portit. Kjo ka qenë iniciativa e APD-së, duke mundësuar me fondet e veta ngritjen e këtij muzeu. Mendohet se brenda këtij viti, Autoriteti Portual Durrës (APD) do të ketë muzeun e tij historik. Godina që do të ngrihet në vendin ku ndodhet objekti i amortizuar i ish-klubit Mujo Ulqinaku do ti shërbejë krejtësisht kujtesës së portit më të vjetër
të Adriatikut nga Vlora deri në Trieste. Gjatë një takimeve që janë zhvilluar me disa nga ish-drejtuesit dhe punonjës veteranë, drejtori i Autoritetit Portual, Eduard Ndreu, bëri të ditur se ky projekt synon të tregojë historinë e zhvillimit të portit më të madh të vendit në të gjitha fazat historike të tij, bashkë me gjithë dokumentacionin e arshivave të institucioneve të ndryshme qendrore dhe vendore, një vend të veçantë do të zënë kujtimet e detarëve, punonjësve të ngarkim-shkarkimit dhe ish-drejtuesve të tij. Zona muzeale e portit do të jetë e vizitueshme nga të gjithë, duke mundësuar njohjen e turistëve vendas dhe të huaj me këtë pjesë mjaft të rëndësishme të jetës ekonomike të qytetit, pohoi tha Ndreu.