E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmontimi i municionit, kontrata pa hije Gërdeci

Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa, u përqendrua në disa çështje themelore që lidhen me praktikat që do të ndjekë dikatseri që ai drejton mbi kontratat e reja për çmontimin e municionit, me qëllim që ti mbyllet rruga rasteve që shkaktuan tragjedinë e Gërdecit. Ministri nuk iu shmnag përgjegjësisë për të mbajtur qëndrim për çështje të tjera që lidhen me politikat e qeverisë për çmimet, indeksimin e pagave, reformën zgjedhore apo dhe me Kosovën.

-Zoti Oketa, a besoni se ftesa për në NATO ishte rezultat i punës së Shqipërisë, apo edhe për shkak të ndryshimeve gjeostrategjike në rajonin e Ballkanit?

“Natyrisht që Aleanca e Atlantikut të Veriut, kur analizon anëtarësimin e një vendi, dhënien e ftesës së një vendi apo të disa vendeve për t’u bërë anëtare të Aleancës të Atlantikut të Veriut analizon shumë faktorë. Midis të tjerash, janë edhe faktorët gjeopolitikë. Por kjo është njëra anë. Ana tjetër që është dhe më e rëndësishmja, është se sa këto vende e meritojnë marrjen e kësaj ftese. E them me bindje, që Shqipëria e ka merituar marrjen e kësaj ftese, pasi gjëja e parë në rast se do të vihej në pikëpyetje kjo, natyrisht do të vihej në pikëpyetje edhe serioziteti i aleancës. Asnjërit besoj se nuk duhet t’i shkojë ndërmend, se një vend i cili nuk përmbush standardet, nuk përmbush ato kërkesa që ka kjo aleancë, të mund të bëhet anëtar e kësaj aleance, thjesht dhe vetëm për arsye gjeopolitike”.

-Zoti ministër i Mbrojtjes, meqë jemi te rajoni që në krye të bisedës. Dua të flasim pak për çështjen e Kosovës, pasi ju keni pasur detyrën e zëvendëskryeministrit dhe, rrjedhimisht, deri në shpalljen pavarësisë dhe deri pak përpara samitit të NATO-s në Bukuresht këto kanë qenë dy çështje të vlerësueshme si përparësi e qeverisë. A mendoni se Shqipëria ka bërë aq sa duhet? A vlerësoni se Shqipëria ka bërë aq sa duhet për çështjen e Kosovës?

Gazmend Oketa: “Unë besoj se po, dhe këtë nuk e kam thjesht një bindje personale, por e kam bindje të argumentuar. Fakti që Shqipëria u kthye në një faktor stabiliteti në rajon, fakti se Shqipëria diti të ndërtojë një klimë bashkëpunimi me vendet e rajonit, mjafton të përmendin kartën e “Adriatikut 3”, e cila rezultoi në një bashkëpunim tepër të frytshëm, duke mundësuar marrjen e ftesës për anëtarësim në NATO jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kroacinë, dhe mbeti pezull vetëm për Maqedoninë, për çështje që tani dihen. Gjithë kjo klimë bashkëpunimi, ky stabilitet që Shqipëria i dha rajonit, mendoj se dëshmojnë pikërisht atë që thashë pak më parë, se Shqipëria ka bërë atë që duhej të bënte për sa i takon çështjes së Kosovës. Politika e jashtme shqiptare mendoj se është treguar tepër e matur dhe ka bërë atë që duhet të bënte për sa i takon çështjes së Kosovës. Të njëjtën gjë do të thosha edhe për sa i takon anëtarësimit në NATO. Ishte një vlerësim maksimal i përpjekjeve të qeverisë shqiptare, i reformave të ndërmarra jo vetëm për sa i takon sektorit ushtarak, Ministrisë së Mbrojtjes, por reformave të ndërmarra në shumë sektorë: reformat ekonomike, reforma në drejtësi, por, pse jo, edhe reforma zgjedhore”.

-Zoti Oketa, gjatë kohës në këtë detyrë, ju u përballët me zhvillimet pas tragjedisë së Gërdecit më 15 mars. A ka kaluar përfundimisht periudha e krizës dhe tani gjithçka po shkon në vend?

 “Unë besoj se pjesa më e madhe apo shoku i rëndë që pësuam nga ajo që ndodhi në Gërdec, është kapërcyer. Natyrisht nuk mund të them 100 për qind, por gjithsesi çdo ditë që kalon, ngjarja e Gërdecit shihet si një ngjarje nga e cila duhet të nxirren mësime dhe mund të them se administrata e Ministrisë së Mbrojtjes është e motivuar për të përmbushur ato detyrime, që janë në radhë të parë detyrime kushtetuese dhe ligjore, dhe që shtrohen edhe për shkak të marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO dhe nënshkrimit të Protokollit të Anëtarësimit, ngjarje që ndodhi pak ditë më parë. Stafi i Ministrisë së Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm janë plotësisht të angazhuar për të përmbushur këto detyrime, për të bërë të mundur që brenda vitit të ardhshëm, në samitin e 60-vjetorit të themelimit të NATO-s, Shqipëria të anëtarësohet me të drejta të plota”.

-Zoti ministër! Për sa i përket procesit të çmontimit të municioneve, ai është një proces në vazhdim dhe një sasi e madhe që kemi ne duhet asgjësuar. A ka Ministria e Mbrojtjes plane konkrete, që kontratat e ardhshme të mos kenë hije dyshimi, sikurse pati në rastet e kontratave të Gërdecit?

“Ministria e Mbrojtjes ka përfunduar një plan veprimi të detajuar, që është hartuar nga ekspertët më të mirë shqiptarë në bashkëpunim me ata të huaj, me ekspertë të NAMSA-s, që është agjencia më e specializuar e NATO-s lidhur me çështjet e demilitarizimit. Ky plan veprimi u bë prezent ditën e premte në një tryezë të rrumbullakët, ku ishin të ftuar të gjithë ambasadorët dhe atashetë ushtarakë, përfaqësues të vendeve anëtare dhe joanëtare të NATO-s, ekspertë të ndryshëm, të cilët mund të kontribuojnë qoftë edhe me idetë e tyre në zgjidhjen e këtij problemi, i cili është në fakt një problem mbarëkombëtar dhe jo thjesht një çështje e Ministrisë së Mbrojtjes. Unë jam i bindur se janë të gjitha mundësitë, që objektivi që ne kemi vënë, që brenda vitit 2010 të asgjësohet rreziku që i vjen vendit nga këto municione të tepërta, të përmbushet. Mund të shprehem me bindje të plotë, se të gjitha kontratat që do të nënshkruhen në funksion të këtij objektivi, do të jenë tejet transparente dhe nuk do të kenë as më të voglën hije dyshimi.

Forcat e Armatosura Shqiptare kanë në inventarin e tyre aktualisht më shumë se 25 depo municioni, të cilat mba

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›