E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arsenali e do Touren

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Barcelonës, Yaya Toure ka bërë të ditur menaxheri i futbollistit nga Bregu i Fildishtë.

Dimitri Seluk ka thënë se klienti i tij kërkohet me ngulm nga Arsenali që besohet të jetë favorit para Manchester Cityt dhe Manchester Unitedit për transferimin e 27-vjeçarit.

“Ka interesim të madh për Touren. Ai pëlqehet nga Wengeri dhe Arsenali e do. Nëse kushtet janë të mira, gjithçka mund të finalizohet së shpejti”, tha Seluk për Rac 1.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›