E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ëndrra amerikane



Për nder të muajit të historisë së afro-amerikanëve, që festohet në SHBA çdo vit në muajin shkurt, ambasada e SHBA-ve në Prishtinë ka organizuar festivalin e filmit "Ëndrra amerikane: afrikano-amerikanët në politikë, muzikë dhe letërsi". Sot do të shfaqet dokumentari "Biografia e Obamës". Pas shfaqjes do të ketë një diskutim me panelin e përzgjedhur, në temën "Ëndrra amerikane e Obamës". Të mërkurën, më 25 shkurt, do të shfaqet dokumentari "Figurat frymëzuese: Djuk Elington dhe Ela Ficxherald". Pas shfaqjes, do të ketë një diskutim me panelin e përzgjedhur. Të enjten, më 26 shkurt, do të shfaqet filmi artistik "Ngjyra e purpurt", i vitit 1985, me regjisor Stiven Shpilberg. Pas shfaqjes gjithashtu do të ketë një diskutim me panelin e përzgjedhur. Të gjitha shfaqjet do të mbahen në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës dhe fillojnë në orën 18:00. Të gjithë filmat janë të titruar në shqip. "Biografia e Obamës" do të shfaqet edhe një herë të premten, me 27 shkurt, në Qendrën Mediale në Çagllavicë, në mesditë, me titra në serbisht. Pas shfaqjes, edhe këtu do të ketë një diskutim me panelin e përzgjedhur, në temën "Ëndrra amerikane e Obamës".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›