Produktet ushqimore rrisin çmimet
Produktet ushqimore kanë pësuar rritje në çmimet e tyre të tregtimit me pakicë. Perimet në krahasim me javën e kaluar janë rritur ndjeshëm. Tani edhe një kilogram sallatë jeshile ka arritur të tregtohet me 250 lekë/kg, ndërkohë që një javë më parë ajo ishte vetëm 200 lekë/kg. Burimet zyrtare të MBUMK bëjnë me dije se për këtë javë në krahasim me javën e kaluar çmimet e shitjes me pakicë të artikujve perime, fruta, fasule dhe patate kanë luhatje. Kështu nga 36 artikuj të krahasueshëm që gjenden në treg, 17 prej tyre kanë ulje çmimi, 15 artikujt kanë rritje çmimi dhe 4 artikuj të tjerë kanë po atë çmim si një javë më parë. Për sa u përket perimeve, këtë javë në krahasim me javën e kaluar nga 18 artikuj që ka tregu, 9 prej tyre kanë ulje çmimi që variojnë nga 1 deri në 8 lekë/kg. Kështu ulje kanë hudhra e njomë me 8 lekë/kg, preshi me 5 lekë/kg, lakra e sallata me 4 lekë/kg, kungulli e qepa e njomë me 2 lekë/kg etj. Rritje kanë 7 artikuj si lule lakra me 24 lekë/kg, speci kapi me 10 lekë/kg, domatja cilësi e dytë me 7 lekë/kg, trangulli e speci gogozhar me 6 lekë/kg, speci i verdhë me 5 lekë/kg dhe patëllxhani me 2 lekë/kg. Karota e qepa e thatë nuk kanë lëvizje çmimi. Fasulja pllaqi ka ulje me 17 lekë/kg, patatja ka ulje me 1 lekë/kg, ndërsa fasulja kokërrvogël nuk ka lëvizje çmimi. Për sa u përket frutave, nga 15 artikuj që ka tregu, 8 prej tyre kanë rritje çmimi si bostani me 52 lekë/kg, rrushi me 48 lekë/kg, kumbulla me 19 lekë/kg, mandarina me 10 lekë/kg etj. Ulje çmimi kanë 6 artikuj si shalqini me 17 lekë/kg, gështenja me 10 lekë/kg, ftoi me 7 lekë/kg, banania me 2 lekë/kg etj., dhe dardha nuk ka lëvizje çmimi. Për këtë javë në krahasim me javën e kaluar çmimet e shitjes me pakicë të artikujve perime, fruta, fasule dhe patate kanë rritje sidomos në kulturat perimore. Kështu nga 36 artikuj të krahasueshëm që gjenden në treg, 24 prej tyre kanë rritje çmimi, 8 artikujt kanë ulje çmimi dhe 4 artikuj të tjerë kanë po atë çmim si një javë më parë.