Ëndrra me sy hapur e Metës: LSI do të jetë forca e par politike

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta gjatë mbledhjes të Komitetit Drejtues të kësaj partie deklaroi sot se ''Synimi ynë në këto zgjedhje është të jemi forca e parë politike në vend, për shkak të integritetit të lartë që ka LSI, përkrahjes të madhe nga qytetarët në mbrotje të Kushtetutës dhe sovranitetit të popullit”. Meta tha se '' Ne jemi parti e shërbimeve, pro politikave sociale të punësimit që familjet shqiptare në këto kohë po e vuajnë më shumë se kurrë”. Në lidhje me listën e deputetëve për në zgjedhjet parlamentare të 2009-ës, Meta tha se ''Emri im nuk do të jetë i pari në listën e deputetëve të Tiranës, çka tregon se LSI është një parti e hapur nuk lufton për pushtet personal, por për fitoren e së majtës” tha Meta. Po ashtu Meta gjatë fjalës së tij sulmoi edhe Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama duke thënë se ''po përpiqet të blejë anëtarë të LSI-së me leje ndërtimi duke krijuar koalicionin e lejeve të ndërtimit''.
...